Printo

mkalheader

PROGRAMI BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT – REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2014-2020

 

Seancë informuese mbi Procesin e Konsultimit për identifikimin e projekteve strategjike në kuadër të këtij Programi

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020 në kuadër të Instrumentit të para-aderimit (IPA II)

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e Strukturave Zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit (IPA 2014-2020), organizojnë 4 (katër) seanca informuese mbi proçesin e konsultimit me qëllim mbledhjen e ideve për projekte strategjike gjatë muajit Qershor 2019.

Ju lutem gjeni më poshtë vendin dhe datat e seancave informuese të shpallura në faqet zyrtare të Strukturave Zbatuese (www.mls.gov.mk; www.punetejashtme.gov.al) dhe të Programit (http://ipacbc-mk-al.net/).

 

Data Qyteti / Vendi Grupi i Synuar Ora
5 Qershor 2019 Shtëpia e Evropës, Tiranë  Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore 11:00-14:00
7 Qershor 2019 Këshilli i Qarkut, Korçë Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs) 11:00-14:00
10 Qershor 2019 Qendra e Informimit e BE-së, Shkup Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore 12:30-15:00
11 Qershor 2019 Bashkia Tetovë Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs) 11:00-14:00