Minsitria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Minsitria e Vetqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, në koordinimin me Autoritetin Kontraktues – Zyrën e BE-së në Kosovë dhe përkrahjen teknike të Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA II Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë –Maqedoni 2014-2020, Ftojnë të gjithë palët e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtori dyditore për aplikantë potencial.

Punëtoria do të organizohet sipas modelit “Klinika projektesh” për përgatitje të projekt propozimeve sipas rregullave dhe kërkesave të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë –Maqedoni 2014-2020 në kuadër të Thirrjes se Trete per Projekt Propozime, i cili pritet të shpallet së shpejti nga ana e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosove si Autoritet Kontraktues.

Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në punëtori, Ju lutemi plotësoni aplikimin tuaj në linkun në vazhdim: PCM Training Registration Form, më së voni deri më 20 Shkurt 2019.

Detajet shtesë për datën dhe lokacionin e punëtorisë do të dërgohen te palët e interesuara, pas përfunimit të regjistrimin.

Deri në dy pjesëmarrës për institucion/organizatë kanë të drejtë pjesemëarrje ne punëtori.