Printo

THIRRJE PUBLIKE

për paraqitje të interesit të komunave për pjesëmarrje në projekt

 

Në kuadër të projektitFuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2” i cili është i financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa e implementon dhe bashkë-financon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallet Thirrja e parë publike për paraqitje të interesit të komunave për pjesëmarrje në projekt.

 

Partnerë tjerë në realizimin e projektit, janë Ministria e Financave, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Shoqata e punëtorëve financiarë (AFO), UN Women, NALAS, organizatat e shoqërisë civile, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut.

 

Qëllimi kryesor i projektit është avancimi i mbështetjes së sistemit për zhvillimin e qeverisjes lokale, kryesisht duke forcuar këshillat komunal të cilat do të jenë në gjendje të përmbushin në mënyrë efektive rolet e tyre të caktuara të përfaqësimit, mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes komunale përmes përfshirjes së qytetarëve në mënyrë aktive.

 

Gjatë kohëzgjatjes së projektit nga viti 2022 deri në vitin 2027, gjithsej 40 komuna do të përfshihen drejtpërdrejt në zbatimin e projektit. Komunat partnere do të zgjidhen përmes thirrjeve publike dhe në bazë të kritereve të paracaktuara për përzgjedhje (komuna urbane dhe rurale, numër i ndryshëm i banorëve, komuna nga rajone të ndryshme planore, komuna të udhëhequra nga pozita dhe opozita, etj.).

 

Kjo Thirrje për paraqitje të interesit për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2”, u dedikohet komunave që nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në kuadër të fazës së parë të projektit në periudhën 2016-2021.

 

Në këtë thirrje, në bazë të kushteve të parashikuara dhe përmbushjes së kritereve për përzgjedhje, do të zgjidhen gjithsej 10 komuna të cilat do të përfshihen drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve të projektit gjatë viteve 2022 dhe 2023. Me komunat e zgjedhura UNDP do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi, sipas të cilit përcaktohen aktivitetet dhe detyrimet e palëve të përfshira.

 

Aplikimet duhet dorëzohen në mënyrë elektronike, me e-mail në adresën e mëposhtme të e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .

Dokumentet e nevojshme për aplikim në Thirrjen publike mund të shkarkohen në shpalljen e hapur në web faqen e UNDP-së.

Në mënyrë që aplikimet të kualifikohen për vlerësim, ato duhet të mbërrijnë në adresën e mësipërme të e-mailit jo më vonë se 21 korrik 2022 deri në orën 16:00.