Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, sot mori pjesë aktive në on-lajn Forumin e dytë Ballkanik në Selanik së bashku me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, Shinas, si dhe ministrat e Greqisë, Georgiadis, ministrin e zhvillimit dhe investimeve, Teodoricakos, ministrin e brendshëm, Pjerakakis , ministri i menaxhimit digjital, si dhe ministra nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Serbia.

- E mirëpres iniciativën e Qeverisë Greke dhe mbështetjen e Komisionit Evropian, për rrjetëzimin e të gjitha njësive përkatëse në rajon. Ky Forum është një mundësi e
shkëlqyeshme për të diskutuar tema që janë thelbësore për zhvillimin e gjithë rajonit. Së pari, nga aspekti i perspektivave tona evropiane. Bashkëpunimi, shkëmbimi i njohurive dhe përvojave dhe mbështetja e ndërsjellë janë mënyra më e mirë për të rritur përparësitë konkurruese të këtij rajoni dhe integrimin e tij të plotë në Bashkimin Evropian, tha Milevski. Ai sqaroi se vendi vazhdon të punojë me përkushtim në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe zhvillimit të rajonit, sipas rregullave evropiane, me respekt të ndërsjellë dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe bashkëpunimit.


- Me përkushtim të sinqertë ndaj vlerave evropiane dhe duke krijuar kushte për zhvillim më dinamik të rajonit, do të krijojmë kushte më të mira jetese për qytetarët tanë. Hapësira Evropiane nënkupton lirinë e lëvizjes, lëvizshmërinë dhe konkurrencën, ndarjen e njohurive dhe përvojës si dhe mbështetjen për tejkalimin e diferencave të zhvillimit midis vendeve dhe rajoneve. Falë mbështetjes së BE-së përmes Programit për bashkëpunim territorial IPA, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bashkëpunuar me sukses me fqinjët e saj për më shumë se një dekadë duke realizuar projekte të përbashkëta, tha Milevski. Zëvendësministri i brendshëm Teodoros Karaoglu shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e Milevskit në Forum dhe theksoi se Greqia do të mbështesë vendin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.


-Do doja të theksoja se së bashku me vendin fqinj Republikën e Maqedonisë së Veriut ne jemi anëtarë të NATO-s, ne jemi aleatë dhe shpresojmë të bëhemi partnerë së shpejti, me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë gjithashtu të bëhen anëtare të familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Ne e duam atë dhe kemi deklaruar se Greqia do të mbështesë përpjekjet e bëra nga këto tre vende për t'u bërë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Sigurisht, siç e thatë, ne kemi shumë programe të përbashkëta, siç janë Programet për bashkëpunim ndërkufitar, bashkëpunimi midis dy vendeve në nivel komunal, atë universitar dhe shumë lloje të tjera të bashkëpunimit në të cilat gjërat po shkojnë shumë mirë tha Karaoglu.

Tema e këtij forumi është inovacioni në sektorin e biznesit si parakusht kryesor për zhvillimin ekonomik. Në këtë kontekst, roli i sektorit publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm.


- Nevojiten inovacione në menaxhimin e punëve publike, inovacione në bashkëpunimin midis sektorit publik dhe sektorit të biznesit, inovacione në sektorin publik për të krijuar mjedis pozitiv për sektorin e biznesit. Shpresoj se pjesëmarrësit nga gjashtë vende sot dhe nesër do të ndajnë përvojat dhe idetë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, tha ai. Ministria e vetëqeverisjes lokale është përgjegjëse për realizimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar, veçanërisht me Shqipërinë, për të cilën ne jemi vend lider, dhe me partnerët e tjerë fqinjë. Në periudhën aktuale të programimit, rreth 120 projekte janë realizuar së bashku me vendet fqinje. Kjo nënkupton rrjetëzimin e institucioneve, organizatave, komunave, identifikimin e përbashkët të sfidave dhe zgjidhjen e tyre. Rezultati është lëvizja e shtuar, njohuritë e përbashkëta dhe të akumuluara, ndërtimi i vlerave të përbashkëta dhe zhvillimi i vetëdijes se "së bashku mund të bëjmë shumë më tepër.