Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski sot hapi Konferencën mbi sfidat e zhvillimit të barabartë rajonal, të organizuar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale me mbështetje të Qeverisë Zvicerane, që u mbajt në Veles.

Në Konferencë të pranishëm ishin ambasadorja i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Suter Tejada, kryetari  i Këshillit të rajonit planorë të Vardarit, njëherit edhe kryetar i komunës së Velesit, Ace Kocevski, kryetarë të komunave nga rajoni i planor i Vardarit, si dhe ekspertë vendas dhe të huaj.

Ministri Milevski shprehu kënaqësinë nga mundësia dhënë për realizimin e takimeve të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave dhe ambasadoren Tejada, menjëherë pas ardhjes së tij në postin e ministrit  për vetëqeverisje lokale.

-Si ministri i vetëqeverisjes lokale para se gjithash do të insistojë në komunikim të drejtpërdrejtë me kryetarët e komunave, me BNJVL-në dhe donatorët, sepse besoj se çështjet mund të zgjidhen vetëm me iniciativë të madhe dhe përkushtim, por edhe me angazhimin më të madh të të gjitha palëve të përfshira, tha Milevski.

Ministri i vetëqeverisjes lokale paralajmëroi agjendë dinamike për realizimin e prioritetit qeveritarë për transferimin e kompetencave të reja dhe burimeve konsekuente financiare për komunat.

Paralelisht do të punohet në krijimin e mjedisit më stimulues për zhvillimin e komunave dhe  rajoneve planore, përmes përmirësimit të kornizës ligjore, zmadhimin e mbështetjes financiare për zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara por edhe monitorim më të mirë të efekteve në shpenzimin e  parave .

Ministri për vetëqeverisje lokale Milevski vuri në dukje se një nga prioritetet e Ministrisë është përgatitja e strategjisë së re për zhvillim rajonal për 10 vitet e ardhshme.