Printo

Në organizim të Qendrës për politikë, analizë ekonomike dhe konsultimi - CEPAK dhe me mbështetje nga NATO Divizioni për diplomacion publike nga Brukseli, zëvendësministri i Dejan Pavleski foli në forumin "Këshillat rinor lokal do të menaxhojnë", në të cilën pjesëmarrës ishin përfaqësues –të rinj nga  këshillat e të rinjve / organizatave nga gjithë vendi.

Për aspektet normative dhe funksionimin e organizatave lokale të rinjve dhe infrastruktura e tyre, foli zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski.

 Zëvendësministri Pavlevski theksoi se zgjidhja ligjore duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e këshillave rinore lokale, të cilat tashmë janë të vendosura në disa komuna me mbështetjen e komunitetit të donatorëve.

-Është e rëndësishme që të sigurohen kushte që do të mundësojë autoritetet lokale që ti absorbojnë idetë të sektorit  shoqërorë të mobilizuar dhe krijues,i kanalizuar përmes këshillave rinore lokale dhe nëpërmjet bashkëpunimit  të sigurojnë përfitime të veçanta për të rinjtë në komunitetin lokal. Dhe anasjelltas, rinia, nëpërmjet këshillave lokale të të rinjve të veproj në mënyrë të pavarur, pa hequr dorë nga përpjekjet për instrumentalizimin e tyre dhe përfaqësimin real të interesave të tyre, tha Pavleski. Ai vuri në dukje se energjia dhe entuziazmi i të rinjve janë një potencial i rëndësishëm që shoqëria duhet ta grumbulloj duke krijuar kushte për përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe ndryshimin e situatës.

-Me zgjidhje ligjore do të sigurohet qëndrueshmëri dhe funksionalitet e këshillave rinore lokale,me çka do të krijohen kushte për dialog institucional ndërmjet autoriteteve lokale dhe të rinjve në komunitetin lokal, tha Pavleski.