Me pjesëmarrje të Ministrit për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, përfaqësuesit për menaxhim me strukturën për implementimin e Programit ndërkufitar me Greqinë, Aleksandros Samaras dhe kryetarit të komunës së Dojranit, Ango Angov , në Dojran i Vjetër u shënua Dita e bashkëpunimit Evropian, 2018.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu tha se bashkëpunimi mes fqinjëve, në veçanti me Greqinë, është vendosur që moti, në mes të komunave dhe organizatave të shoqërisë civile që zbatojnë projekte të përbashkëta të financuara nga Bashkimi Evropian.

-Në realizimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë, për të cilët Bashkimi Evropian ka ndarë 45 milionë euro, janë përfshirë më shumë se 80 partnerë, ndërsa përfitues janë qytetarët e 4 rajoneve planore në vend dhe 5 rajone të Greqisë. Kjo flet për komunikim të vazhdueshëm, përcaktim i përbashkët i prioriteteve, zgjidhjen e përbashkët të problemeve, ndarjen e vlerave evropiane, ndërtimin e partneriteteve dhe miqësive. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona u promovua për herë të parë nga ana e komunave. Në nivel lokal, gjithnjë ka ekzistuar. Përmes bashkëpunimit krijojmë perspektiva të qarta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër. Të gjitha subjektet politike në vend kanë përgjegjësi për të hapur rrugën, për të marrë përgjegjësinë dhe për t'u dhënë qytetarëve një të ardhme evropiane. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Qytetarët tanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, me realizimin e projekteve të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së, duke shfrytëzuar benefitet e regjimit pa viza, me realizimin e ekzistencës nga vendet e Bashkimit Evropian, tashmë hapërojnë kësaj rruge, kthim prapa s’ka, tha Ministri Fazliu.

Në kuadër të manifestimit janë mbajtur një sërë aktivitetesh në të cilat kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore, ndërsa është bërë edhe një xhiro me biçikleta rreth Liqenit të Dojranit.