Në organizim të Ministrisë për zhvillim rajonal dhe fonde të BE-së të Kroacisë, ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot në Zagreb merr  pjesë në Konferencën ministrore për "Nxitjen e kohezionit dhe konkurrencës përmes bashkëpunimit rajonal."

Ministrja kroate e zhvillimit rajonal dhe fondeve të BE-së, Gabriela Zhalac, nikoqire e konferencës theksoi se:

Forumi i Iniciativës Adriatiko-Joniane në Catania, vetëm një javë më parë, tetë shtetet anëtare pranuan që Republika e Maqedonisë të jetë vendi i nëntë, anëtar ndjek konfirmimin formal nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian, gjë që e bën Republikën e Maqedonisë pjesë të strukturës makro-rajonale në kuadër të politikës së zhvillimit rajonal të Bashkimit.

Në konferencë ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu theksoi se bashkëpunimi rajonal në kuadër të politikës rajonale të Bashkimit Evropian është me rëndësie të veçantë për të gjithë rajonin, në aspekt zhvillimorë, tejkalimin e dispariteteve ekzistuese dhe arritjen e standardeve më të larta të Bashkimit Evropian në fusha të caktuara.

- Qeveria e Republikës së Maqedonisë në këtë periudhë bën përpjekje të mëdha për të promovuar procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Raporti pozitiv i Komisionit Evropian për progresin e vendit në të gjitha fushat dhe rekomandimin e qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për ne është motivim i madh dhe nxitje për intensifikimin e reformave dhe hapjen e procesit të negociatave. Qeveria nga dita e parë punon për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimin rajonal, si një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ministri Fazliu vuri në dukje se gjatë vitit 2017 Maqedonia ka shfrytëzuar një shumë rekorde të fondeve IPA të BE-së, respektivisht, disa herë më shumë se në vitet e mëparshme.

-Në programin e dytë të IPA-s, Ministria për vetëqeverisje lokale koordinon zbatimin e programeve për bashkëpunim ndërkufitar me të gjitha vendet fqinje, Bullgarinë, Shqipërinë, Greqinë, Kosovën dhe Serbinë, si dhe programin për bashkëpunim transkufitarë, për të cilin janë parashikuar rreth 100 milionë euro. Në këtë mënyrë, theksoi Fazliu, politikat nacionale zhvillimore të financuara nga fonde buxhetore, marrin vlerë të shtuar përmes financimit të BE-së, por më e rëndësishme është ndërtimi i vetëdijes për nevojën e bashkëpunimit, për rritjen e  atraktivitetit dhe konkurrencës në rajon nga të cilat fitojnë të gjithë.

Ministri Fazliu theksoi se vetëm nëpërmjet përfshirjes së të gjitha vendeve në politikën makro rajonale të Bashkimit Evropian është e mundshme të sigurohet prosperitet ekonomik dhe social dhe ngritje zhvillimore në rajon përmes përmirësimit të atraktivitetit, konkurrencës dhe lidhjeve të ndërsjella.