Printo

Me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga të gjitha ministritë përkatëse dhe institucionet, nga BNJVL, sektori civil dhe ai i biznesit, Ministria për vetëqeverisje lokale ka hapur proces të gjerë konsultimi mbi projekt-ndryshimet dhe plotësimet e Programit për zhvillimin të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim.

Ngjarja u hap nga ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Harold Shenker.

Ministri Fazliu theksoi se ky është dokument programor jashtëzakonisht i rëndësishëm në përgatitjen e të cilit duhet të kontribuojnë të gjitha palët e përfshira.

- Ministria iu qas ndryshimit dhe plotësimit të Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim para se gjithash për shkak të harmonizimit me dokumentet strategjike të ministrive kompetente, si dhe përputhjen e prioriteteve të Programit të qeverisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë theksin e ka vendosur në krijimin e kushteve për komuna funksionale, përgjegjëse ndaj qytetarëve gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre. Në përputhje me parimin e subsidiaritetit, decentralizimi i qeverisë do të vazhdojë në fusha në të cilat nënkuptohet qasje më e lehtë, efikase dhe më ekonomike deri te shërbimet si dhe nxitje për zhvillimin e komunave. Jemi të angazhuar për përmirësimin e sistemit të financimit, shpërndarjen transparente dhe të parashikueshme të granteve të destinuara dhe granteve kapitale, punë transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse dhe realizim të prioriteteve në konsultim me qytetarët, tha ministri Fazliu.

Ministria për vetëqeverisje lokale, me mbështetjen e UNDP-së, paralelisht iu qas edhe përgatitjes së Planit akcional për realizimin e Programit.

Procesi i konsultimit është në fazën përgatitore, ndërsa për dy dokumentet do të vazhdohet me organizimin e dy sesioneve të forumeve në të cilët të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të dhënë kontributin e tyre.