Printo

Ministria për vetëqeverisje lokale, nesër, 05.04.2018, në orën 10, në hotelin “Arka” fillon proces të gjerë konsultativ për ndryshimet dhe plotësimet e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal 2015-2020 dhe për Planin e ri akcional për realizimin e Programit për periudhën 2018-2020.

Ngjarjen do ta hapë ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Harold Shenker.

Deklarata për mediumet para fillimit të ngjarjes , në ora 9,45.

Ftohet mediumi Juaj të përcjellë ngjarjen.

Në procesin e konsultimit, si pjesëmarrës janë ftuar përfaqësues nga ministritë kompetente dhe institucionet, të cilët realizojnë politikë e cila ka ndikim në decentralizim dhe zhvillim lokal, përfaqësues të BNJVL-së sektorit qytetar dhe sektorit të biznesit.