Printo

Sot Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e filloi procesin e konsultimit mbi Draft-ndryshimet të Programit për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe decentralizimin,me të gjitha ministritë përkatëse dhe institucionet që janë pjesëmarrës në këtë dokument programor nëpërmjet implementimit të politikave të tyre në nivel lokal.

- Bëhet fjalë për një dokument shumë të rëndësishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale por edhe për ministritë e tjera,për arsye se është i vetmi i cili përpiqet të programoj zhvillimin lokal dhe decentralizimin në mënyrë të integruar, tha sekretari shtetëror Kiril Partalov . Partalov theksoi se nevoja për ndryshimin e programit u ngrit nga fakti se disa prej dokumenteve strategjike në të cilën është krijuar Programi janë me afat të skaduar kohor dhe kishte nevojë për të bërë përditësime në këtë plan, dhe arsyeja e dytë është Programi i ri i Qeverisë dhe nevoja që Programin për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimit të jenë në pajtueshmëri me prioritetet e programit të Qeverisë që i përkasin zhvillimit të komunave dhe procesit të decentralizimit.

Programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi e miraton Qeveria me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Programi aktual i referohet periudhës deri në vitin 2020. Paralelisht me përgatitjen e Programit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokal do të fillojë përgatitjen e një plani të veprimit për zbatimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Programit lokal dhe decentralizimit për periudhën 2018-2020.