Printo

Shpallet thirrja e dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë: Të gjithë aplikantëve potencialë, në kuadër të kësaj thirrjeje, në dispozicion u janë 7 milionë euro, ndërsa bashkë-financimi në shumë prej 15 për qind sigurohet nga buxheti i Ministrisë, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Ministria për vetëqeverisje lokale shpalli thirrjen e dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, bëri të ditur në konferencë për shtyp ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Për të gjithë aplikantët e mundshëm, për këtë thirrje u janë në dispozicion 7 milionë euro. Mjetet janë siguruar përmes Instrumentit IPA të Bashkimit Evropian, Programi për bashkëpunim ndërkufitar. Qeveria përmes buxhetit të ministrisë për vetëqeverisje lokale siguron mjetet për bashkëfinancim në vlerë prej 15 për qind për kostot e njohura të çdo projekti të aprovuar.

Objektivi i përgjithshëm i Programit është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis njerëzve dhe institucioneve në rajon.

- Përmes projekteve të përbashkëta, pjesëmarrësit në Program bashkërisht i drejtohen zgjidhjes së çështjeve me interes të ndërsjellë dhe kështu ndikojnë në zhvillimin e rajonit ndërkufitar. Në suaza të Programit ndërkufitarë me Bullgarinë, nga ana maqedonase projektet do të implementohen në regjionin Verilindorë, Lindorë dhe rajonin Juglindor, ose në 27 komuna në këto tri rajone planore. tha ministri Fazliu.

Komunat, organizatat joqeveritare, organizatat mbështetëse të biznesit, organizatat arsimore, shkencore dhe kulturore dhe organizata të tjera jofitimprurëse mund të aplikojnë në këtë thirrje.

Projektet duhet të jenë për:

- mbrojtjen e mjedisit,

-turizëm dhe

- konkurrencë ose përmirësimit të konkurrencës së bizneseve rajonale.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 11 maj 2018.

Në fazën e dytë të instrumentit IPA, tani më kur subjektet i mësuan rregullat e lojës, theksoi Fazliu, Ministria për vetëqeverise lokale pret përqindje më të lartë të shfrytëzimit të mjeteve në krahasim me fazën e parë, ose mbi 90 për qind.

- Për këtë qëllim, unë u bëj thirrje të gjithë subjekteve për të aplikuar në një proces transparent të përzgjedhjes që do të zgjidhen projektet më të mira, ato që do të japin ndikim më të madh në ndryshimin gjërave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë rajon kufitar, tha ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu.