Takimi i ministrit për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedoni, Louisa Vinton: Ministria për vetëqeverisje lokale vlerëson interesin e UNDP-së për bashkëpunim të vazhdueshëm

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu u takuar me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Louisa Vinton.

Në takim, znj Vinton shprehu interesimin e UNDP-së për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë për vetëqeverisje lokale në avancimin e reformës në sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit, si dhe në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë për sigurimin e rolit koordinues në nivel horizontal dhe atë vertikal.

Ministri Fazliu theksoi se e vlerëson lartë interesin e UNDP-së për vazhdimin e bashkëpunimit. UNDP është partner i përhershëm i Ministrisë në zbatimin e procesit të decentralizimit që nga fillimi dhe kuptohet se sfidat e kësaj fushe do të vazhdojmë ti zgjidhim bashkërisht, tha ministri Fazliu.

Në takim u  bisedua edhe për zbatimin e dy projekteve aktuale përmes së cilëve Ministria për vetëqeverisje lokale në bashkëpunim me UNDP është duke punuar për forcimin e kapaciteteve të komunave për përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve si dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes vendore, përmes vendosjes së sistemit për monitorimin e funksionimit të komunave.