Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu hapi Konferencën e Dialogut Urban, organizuar nga Banka Botërore.

Qëllimi i kësaj Konference rajonale është që të ndajë praktikat dhe gjetjet e vlerësimit të pavarur të komunave si pjesë e Programit të partneritetit urban të Bankës Botërore (UNDP).

Në hapjen e Konferencës fjalë e morën edhe Linda Van Geder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, dhe Gabriele Janeziç, nënkryetare e misionit.

- Decentralizimi i pushtetit,sidomos në procesin e menaxhimit me tokën ndërtimore,krijojë mundësi për autoritetet lokale për të përmirësuar efikasitetin e investimeve në territorin e komunës, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

Evenimenti  u ndoq nga kryetarët e komunave, më shumë se 100 përfaqësues të administratës komunale, duke përfshirë departamentet për financa, departamentet për zhvillim ekonomik lokal, planifikimit urban, dhe OJQ-të nga shtatë vende të Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga komunat e Banja Lukës, Rijeka, Kisella Vodë, Novi Sad, Strumicë, Gjirokastër, Beograd, Zenica, Pregrada, Zapreshiq, e ndër të tjerat, patën mundësinë për të shkëmbyer përvojat me homologët e tyre nga rajoni dhe më gjerë, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe planifikimi në nivel lokal.