Printo

Milevski: Përmes projektit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë siguruam automjet të ri për ujë të pijshëm në Manastir, Novaci dhe Mogilë

 

Përmes sigurimit të një automjeti bashkëkohorë për ujë të pijshëm, ndërmarrja publike “Ujësjellësi” do të jetë në gjendje të shërbejë në tre komuna nga rajoni i Pelagonisë, Manastir, Mogilë dhe Novaci.

- Sigurimi i cisternës është realizuar në kuadër të projektit "Bashkëpunim i përbashkët ndërkufitar për mbrojtjen e popullatës nga katastrofat natyrore dhe katastrofa të shkaktuara nga njeriu (J-CROSS)" të cilin Qendra për zhvillim të rajonit planorë të Pellagonisë e realizon në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë Interreg - IPA CBC 2014-2020 me mbështetje financiare nga BE dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale. Dua të theksoj se kjo është e rëndësishme për banorët e Manastirit kështu që dhe më tej përmes bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështetje nga BE-ja, në partneritet me Greqinë por edhe me fqinjët e tjerë, do të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë vendin, tha Goran Milevski, ministër i vetëqeverisjes lokale.

Investimi është në vlerë prej 73,900 euro në të cilin ministria e vetëqeverisjes lokale merr pjesë me 15%, pra 11,085 euro, ndërsa me cisternën e siguruar do të ofrohen shërbime për qytetarët e tre komunave,  Manastir, Novaci dhe Mogilë.

- Përveç aktivitetit në fjalë në kuadër të këtij projekti, Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pelagonisë realizon edhe aktivitete tjera të panumërta për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës që kanë të bëjnë me  fatkeqësitë natyrorë dhe përveç kësaj realizuam ushtrime të përbashkëta ndërkufitare me partnerë nga Greqia. Konkretisht, vitin e kaluar, në Germijan përfundoi rindërtimi i shtratit mbrojtës i lumit, me çka do të mbrohet fshatin nga reshjet e rrëmbyeshme të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha në pronën e këtyre banorëve. Në këtë mënyrë, u zgjidh problemi me përmbytjen e tokës bujqësore, shtëpive të banimit dhe fermave në këtë pjesë të rajonit, që shpesh ndodhnin përmbytje viteve të fundit si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm dhe sistemit të dobët mbrojtjes. Ky projekt është një provë shtesë se bashkëpunimi ndërkufitar është intensifikuar midis dy vendeve tona dhe praktikisht ndërmjet komunave, sektorit civil dhe institucionet e tjera tani janë të gatshme të hyjnë në fazën e tretë të projektit kurse në IPA III që do të zbatohet në periudhën 2021-2027 joformalisht janë siguruar rreth 40 milion euro, tha Milevski.

Me sigurimin e automjetit bashkëkohorë për ujë teknikisht të pijshëm mbulohet nevoja për automjet të tillë në rast fatkeqësish, përmbushet dispozita e nenit 10 e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe derdhjen e ujërave të zeza nga zona urbane me çka forcohet sistemi i menaxhimit në rast të fatkeqësive në rajon.

Në këtë ngjarje morrën pjesë kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska, drejtori i NP “Ujësjellësi” Manastir, Goran Kozarov, drejtori i Qendrës për zhvillimin e rajonit të planorë të Pelagonisë, Gogo Vidimce dhe Konsulli grek në Manastir, Ahileas Rakinas.