Strategjia e re për zhvillim rajonal 2021-2031 është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian për zhvillimin e gjelbër, me politikat tjera të BE-së që kanë ndikim në zhvillimin e barabartë rajonal, me qëllimet globale të KB, si dhe me dokumentet strategjike nacionale. Ky është vlerësim nga debati i sotëm publik online i organizuar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale pas Projekt Raportit mbi vlerësimin strategjik të mjedisit hapësinorë nga zbatimi i Strategjisë për zhvillim rajonal.

Raporti është përgatitur në përputhje me Ligjin për mjedisin hapësinorë dhe synon të identifikojë ndikimet negative dhe pozitive mjedisore të zbatimit të Strategjisë së zhvillimit rajonal. Qëllimi është që përmes masave konkrete të inkurajohen ndikimet pozitive, ndërsa të parandalohen ose zvogëlohen ndikimet negative mjedisore. Në këtë drejtim, u theksua se Strategjia përmes zbatimit të saj duhet të kontribuojë në eliminimin e deponive egra, mbrojtjen e cilësisë së ajrit, duke mbështetur projekte për prodhimin e energjisë nga burime të qëndrueshme, për përmirësimin e efikasitetit energjitik, menaxhimin e integruar të mbeturinave, mbrojtjen nga zjarret, zvogëlimi i ndërtimeve pa leje, konsumi racional i burimeve ujore, mbështetja e ekonomisë jo ndotëse, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit. Në debat, pjesëmarrësit u përqëndruan në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe ndikimin e tyre në ambientin jetësorë, si dhe nevojën që dokumenti në fjalë  tu qaset  këtyre çështjeve  në mënyrë më eksplicite.

Qëllimi është që përmes përgatitjes së Raportit mbi ndikimin e ambientin jetësorë dhe organizimin e debatit publik në fazë projektuese, në kohë të duhur të përfshihen ekspertët dhe opinioni më i gjerë, përfaqësuesit e Qendrave për zhvillimin e rajoneve planore si dhe sektorin qytetar, me qëllim që të integrohen aspektet socio-ekonomike për zhvillim dhe në kohë duhur të ndërmerren masa për mbrojtje dhe parandalimin.