13.11.2022

 

Me rastin e shënimit të 78-vjetorit të çlirimit të Shkupit, një delegacion qeveritar i përbërë nga ministri i drejtësisë Nikola Tupançeski, ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov dhe zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi bëri homazhe për luftëtarët e rënë të cilët kontribuuan që 13 nëntori të bëhet ngjarja më domethënëse në historinë e Shkupit.

Përfaqësuesit e qeverisë u përkulën dhe vendosën lule në varrezat partizane në Butel, në përkujtimoren e qytetarëve të nderit në Butel dhe në monumentin “Çlirimtari i Shkupit” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Data e 13 Nëntori është dita kur kujtohet heroizmi i luftëtarëve që luftuan për çlirimin e Shkupit. Veprat e tyre duhet të jenë shembull për brezat që do të vijnë. Të vazhdojmë duke ecur në rrugën e solidaritetit dhe përparimit dhe ta bëjmë Shkupin një metropol modern.

                                                                                                  Ministria e Vetëqeverisjes Lokale