U nënshkrua Memorandum me UNDP-në për implementimin e projektit "Pas KOVID-it - komunat si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm"

 

Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me UNDP për implementimin e projektit "Post KOVID-komunat si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm".

- Ndërmorëm veprime të përbashkëta për mbështetjen e komunave për ofrimin e shërbimeve jetësore për qytetarët. Impementuam masa shtesë për zvogëlimin e pasojave, por edhe për krijimin e ambientit post-kovid në të cilin komunat do të jenë në gjendje të shtyjnë zhvillimin lokal. Kriza shëndetësore që zgjat për një vit dhe është ende e pasigurt deri kur, është një kërcënim për shëndetin e njeriut, merr jetë, por ka shumë pasoja të tjera shkatërruese - i varfëron pamëshirshëm burimet e shtetit, tha Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski .

Milevski theksoi se komunat të cilat janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve më thelbësore për qytetarët, këtë vit ishin të ekspozuar ndaj kostove shtesë për sigurimin e kushteve për mbrojtje themelore dhe ndihmë për qytetarët. Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se ka një rënie të caktuar të të ardhurave në arkat e komunave.

- Hulumtimi i kryer në bashkëpunim me UNDP arriti në përfundimin se në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, të ardhurat janë zvogëluar në 26 komuna, ndërsa shpenzimet janë rritur në 49 komuna. Kjo tregon se komunat në të cilat nuk ka pasur ulje të të hyrave, janë përmbajtur nga shpenzimet. Kryesisht ka të bëjë me vonesën e ndërtimit të objekteve të infrastrukturës, gjë që reflekton edhe në të ardhurat e komunës. Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë komunat duke aplikuar modelin më të përshtatshëm të bashkëpunimit ndërkomunal në fushat e mbrojtjes së mjedisit, transportit, zvogëlimit të rrezikut nga katastrofa dhe fusha të tjera, për të ofruar shërbime cilësore me kosto dukshëm të reduktuara. I kursejmë burimet, për të bërë më shumë me më pak, tha Milevski.

Ministri Milevski bëri të ditur se së shpejti do të organizohet thirrje publike për komunat për krijimin e bashkëpunimit ndër-komunal në fushat e mësipërme. Komunat e zgjedhura do të marrin mbështetje financiare për zbatimin dhe krijimin e modelit të bashkëpunimit ndër-komunal. Në këtë mënyrë, komunat do të stimulohen financiarisht por edhe të mbështeten në mënyrë profesionale për të krijuar një model bashkëpunimi me të cilin, me sa më pak mjete, të të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimin më cilësorë dhe më të lirë.

- Zhvillimi i barabartë është  parim themelor i qëllimeve për zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithashtu është thelbësor në ofertën globale të UNDP për t'u rikuperuar nga kriza KOVID. Për të siguruar që askush të mos lihet jashtë, përmes këtij projekti UNDP ofron ekspertizën e tij të plotë në krijimin e politikave për sigurimin e zhvillimit rajonal të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës, ​​bazuar në praktikat më të mira nga vendi dhe bota. Ne tashmë kemi ofruar mbështetje të konsiderueshme për përshpejtimin e digjitalizimit në nivelin lokal, të cilin do ta zgjerojmë me këtë iniciativë të re, tha Narine Sahakjan, Përfaqësuese e përhershme e UNDP në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Një nga aktivitetet kryesore brenda këtij partneriteti do të jetë thirrja publike për financimin e projekteve inovative ndër-komunale që do të adresojnë probleme specifike të popullatës lokale. Fokus i veçantë do t'i kushtohet inovacionit teknologjik në sigurimin e shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit ndërkomunal.

- Byroja si institucion zbatues i politikës për zhvillim rajonal të ekuilibruar ka përvojë të gjatë në bashkëpunim me Qendrat për zhvillimin e Rajoneve planore dhe komunat përmes mbështetjes financiare të projekteve dhe monitorimit të zbatimit të tyre në nivel rajonal - të destinuar për rajonet planore dhe nivelin lokal - në lidhje me zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike për zhvillim, përkatësisht komunave. Prandaj, ne besojmë se njohuritë dhe ekspertizat e UNDP nga njëra anë dhe përvoja dhe ekspertiza e Byrosë nga ana tjetër, do të përshtaten në mënyrë të përsosur në zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit për të inkurajuar bashkëpunimin ndër-komunal dhe zhvillimin rajonal që do të ndihmojë komunat, posaçërisht pas pasojave shkatërruese të pandemisë me KOVID-19 por në të njëjtën kohë bashkëpunimi ndër-komunal dhe rajonal do të inkurajohet përmes implementimit të projekteve të zhvillimit, tha Ramiz Rexhepi, Drejtor i Byrosë për zhvillim rajonal.

Qëllimi i projektit është të mundësojë që zhvillimi rajonal dhe lokal të jetë gjithëpërfshirës, ​​me barabarësi gjinore, i mbështetur në prova dhe që synon plotësimin e nevojave të komunave më pak të zhvilluara, bashkësitë e të cilave janë më të goditura nga pandemia e KOVID-19. Për realizimin e aktiviteteve të parapara me këtë Marrëveshje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë 350 mijë dollarë, ndërsa pjesëmarrje financiare identike sigurohet edhe nga UNDP.

Projekti "Pas KOVID-it - Komunat si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm" do të realizohet nga nëntori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2022.