Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-së sot në Shkup është organizuar forum, në të cilën përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe ekspertë diskutuan se si të përmirësohet funksionimi i pushtetit lokal në funksion të përfshirjes  më të madhe  të qytetarëve në vendimmarrje  dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara, sidomos në komunat rurale.

Në forumin gjithashtu u paraqit analiza e ekspertëve të përgatitur përmes hulumtimeve të kryera në të gjithë territorin e vendit.

Zëvendësministri i pushtetit lokal Dejan Pavleski vuri në dukje se realisht ka nevojë për  përcaktimin e statusit të pushtetit lokal, duke marrë parasysh parimin e subsidiaritetit dhe të decentralizimit i cilët e theksojnë nevojën  për organizimin e qytetarëve në bashkësitë lokale dhe urbane.

Ky është edhe përcaktim edhe i Qeverisë,çështja e qeverisë lokale  të zgjidhet si një mundësi për përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje, sidomos në komunitetet rurale. Këtë e duan  edhe qytetarët, ata kanë nevojë të jenë të organizuara në nivelin e komunitetit lokal dhe në këtë mënyrë të organizuar  të ndikojnë në zgjidhjen e çështjeve me interes të ndërsjellë, tha zëvendës ministri Pavleski.

Në nivel ekspertësh u theksua  se Ligji për vetëqeverisjen lokale, në mënyrë jo të mjaftueshme përcakton funksionet e bashkësive lokale dhe urbane dhe për këtë arsye është i nevojshëm një vetë përcaktim ose një ligj të ri mbi vetëqeverisjen lokale. Është e domosdoshme që komunitetet lokale dhe ato urbane të krijojnë bashkëpunim më të madh institucional me Këshillat e komunave, pavarësisht nga praktika aktuale e komunikimit të tyre, kryesisht me kryetarët e komunave. Mënyra e organizimit deri më tani shkoi kryesisht nga maja në fund, përkundë iniciativave që dalin nga vetë qytetarët dhe prej tyre  t'iu drejtohen Këshillave komunale . Si mendime qenë  vënë në dukje edhe mundësitë e rivendosjes së statusit ligjor të komuniteteve lokale që të kenë pavarësi më të madhe financiare ,të angazhohen njerëz të cilët do të jenë të punësuar formalisht, të përcaktohet fusha e veprimit, dhe mundësia që një bashkësi lokale të  përfshij disa vendbanime të cilat ndajnë interesa të ngjashme.

 

Debat për përmirësimin e funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale
 
Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-së sot në Shkup është organizuar
forum, në të cilën përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe ekspertë diskutuan se si
të përmirësohet funksionimi i pushtetit lokal në funksion të përfshirjes më të madhe të
qytetarëve në vendimmarrje dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara, sidomos në
komunat rurale.
Në forumin gjithashtu u paraqit analiza e ekspertëve të përgatitur përmes hulumtimeve të
kryera në të gjithë territorin e vendit.
Zëvendësministri i pushtetit lokal Dejan Pavleski vuri në dukje se realisht ka nevojë për
përcaktimin e statusit të pushtetit lokal, duke marrë parasysh parimin e subsidiaritetit dhe të
decentralizimit i cilët e theksojnë nevojën për organizimin e qytetarëve në bashkësitë lokale
dhe urbane.
Ky është edhe përcaktim edhe i Qeverisë,çështja e qeverisë lokale të zgjidhet si një mundësi
për përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje, sidomos në komunitetet rurale.
Këtë e duan edhe qytetarët, ata kanë nevojë të jenë të organizuara në nivelin e komunitetit
lokal dhe në këtë mënyrë të organizuar të ndikojnë në zgjidhjen e çështjeve me interes të
ndërsjellë, tha zëvendës ministri Pavleski.
Në nivel ekspertësh u theksua se Ligji për vetëqeverisjen lokale, në mënyrë jo të mjaftueshme
përcakton funksionet e bashkësive lokale dhe urbane dhe për këtë arsye është i nevojshëm një
vetë përcaktim ose një ligj të ri mbi vetëqeverisjen lokale. Është e domosdoshme që
komunitetet lokale dhe ato urbane të krijojnë bashkëpunim më të madh institucional me
Këshillat e komunave, pavarësisht nga praktika aktuale e komunikimit të tyre, kryesisht me
kryetarët e komunave. Mënyra e organizimit deri më tani shkoi kryesisht nga maja në fund,
përkundë iniciativave që dalin nga vetë qytetarët dhe prej tyre t'iu drejtohen Këshillave
komunale . Si mendime qenë vënë në dukje edhe mundësitë e rivendosjes së statusit ligjor të
komuniteteve lokale që të kenë pavarësi më të madhe financiare ,të angazhohen njerëz të cilët
do të jenë të punësuar formalisht, të përcaktohet fusha e veprimit, dhe mundësia që një
bashkësi lokale të përfshij disa vendbanime të cilat ndajnë interesa të ngjashme.