Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës dhe kryetar i rajonit të Shkupit, Boris Georgievski sot vizitoi vendbanimin Bullaçan, ku me mjete nga Programi për zhvillim rural filloi ndërtimi i rrjetit rrugor lokal.

Ministri Milevski tha se zhvillimi i balancuar është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe në të ardhmen Ministria me një dinamikë të rritur do të punojnë në përgatitjen e një dokumenti të ri strategjik.

-Për fat të keq,edhe pas dhjetë viteve nga zbatimi i politikës për zhvillim të barabartë rajonal ende ka dallime zhvillimore të mëdha, jo vetëm në mesin e rajoneve, por edhe brenda rajonit të planifikimit në mes të komunave dhe në mes të vendbanimeve. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me një dinamikë të rritur qaset kah përgatitja e një Strategjie të re për zhvillimin rajonal. Rajonet e planifikimit duhet të jenë konkurrente për projektet dhe për investime të reja. Në të njëjtën kohë, Qeveria po punon për të zvogëluar dallimet zhvillimore, veçanërisht dallimet në qasjen në shërbimet publike, tha Milevski.

Ministri i vetëqeverisjes lokale theksoi se fondet e akorduara në buxhet për zhvillim të barabartë rajonal janë të dyfishta dhe nga 3.5 në vitin 2017, është rritur në 7 milionë euro ose 420 milionë denarë në 2019. Këtë vit, në rajonin e Shkupit, janë realizuar 13 projekte të reja në vlerë totale prej 35.5 milion denarë nga Buxheti i Ministrisë së vetëqeverisjes lokale. 20.5 milion denarë janë për projekte për zhvillimin e rajonit ndërsa 15 milionë denarë për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja të veçanta zhvillimore.

-Si ministër i vetëqeverisjes lokale vëmendje të veçantë do ti kushtoj zhvillimit të balancuar rajonal, veçanërisht komunave të vogla rurale, dhe rritjes së konkurrencës së komunave të mëdha dhe rajoneve planifikuese. Secila komunë ka specifikat e saj dhe ato duhet të futen në funksion të zhvillimit, tha Milevski.