MLS Logo

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për implementimin e IPA II  programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës 2014-2020, 

Ministria e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë shpall

SHPALLJE PUBLIKE

Për aplikimin e kandidatit  për pozitën e lirëtë punës:

  • 1 (një) nënpunës – zyrtar në Antenën Kumanovë, për  zbatimin e programit ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës 2014-2020 në kuadër të  instrumentit IPA II, me seli në Kumanovë, Republika e Maqedonisë.

Palët e interesuara, këtu mund të gjejnë kushtet e profileve të kërkuara.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Dëshmi për përfundimin e arsimit të lartë;
  • Biografi (format europjan) në gjuhën maqedonase dhe angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Kopje të dokumenteve që konfirmojnë përvojën e shënuar në biografinë personale.

Afati i aplikimit:

  • 8 ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes.

Vetëm aplikacionet të cilat do të mbërijnë brenda afatit kohor, do të merren parasysh për shqyrtim.

Dokumentet mund të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:

  • Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
    Rr.  Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,
    1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Për: Arlind Nuhiu duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit pozitën të cilës i referohet aplikimi.

Kandidatët do të marrin pjesë në një intervistë dhe test me shkrim në gjuhën angleze, për të cilën do të jenë të informuar.  

Informacione shtesë mund të merren në Nr. tel: ++  389 78 333 392 ose ++ 389 2 3253921.