Në nëntor të vitit 2013 procesi i përgatitjes së programit Bullgari - Maqedoni IPA CBC 2014-2020 ka nisur me një takim të parë të Grupit të Përbashkët Punues. Ai do të përgatitet si rezultat i ndërtimit të më shumë inputeve, nga analiza e situatës nga një grup i gjerë i fushave ( ekonomi, infrastrukturë, transport, mjedis, demografi, tregu i punës, arsim, marrëdhënie kulturore etj) nëpërmjet komenteve dhe sugjerimeve të pranuara nga autoriteti kontraktues, grupi i përbashkët i punës dhe propozimet e palëve të interesuara përkatëse të rajonit kufitar. Përveç kësaj, do të konsiderohen edhe rezultatet nga programet e mëparshme të përmbushura të bashkëpunimit.

Në përputhje me udhëzimet e reja për zhvillimin e politikës së kohezionit europian në periudhën e programit 2014 - 2020 do të kërkohet përqendrim më i madh tematik në programet e bashkëpunimit ndërkufitar. Një hap i rëndësishëm në këtë proces të programit është kërkimi i mendimeve nga palët e interesuara për formën dhe përmbajtjen e programit të ardhshëm. Konsultimet me publikun e gjerë do të të kontribuojnë në programimin me përvojë dhe know-how. Për më tepër, kjo do të ndihmojë për të identifikuar kërkesat specifike dhe pritshmëritë ndaj programit të ri në mesin e grupeve të mundshme të synuara.

Andaj, pyetësori i mëposhtëm është një hap i parë në këtë proces. Ju jeni të ftuar të jepni kontributin tuaj në zhvillimin e ardhshëm  të programit IPA CBC Bulgari - Maqedoni 2014-2020 në një fazë të hershme të hartimit të tij. Qëllimi i këtij pyetësori është të mbledhë pritjet tuaja në lidhje me qëllimin dhe përmbajtjen, si dhe aspekte të tjera të rëndësishme të programit.

Ju mund të shkarkoni dhe plotësoni pyetësorin nga linqet e dhëna: http://poll.oir.at/survey_BG_FYROM ose në ueb faqen http://www.ipa-cbc-007.eu jo më vonë se 14 shkurt 2014.

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!