Konferencë për shtyp e Ministrit për vetëqeverisjes lokale dhe Përfaqësueses së përhershme të UNDP-së: Dokumentacion teknik për zbatimin e projekteve të infrastrukturës për inkurajimin e turizmit në katër komuna rurale

 Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesja i përhershme e UNDP-së, Narine Sahakijan në konferencën e sotme  për shtyp prezantuan projektet për zhvillimin e turizmit në komunën e Dojranit, Studeniçanit, Çeshinovë-Obleshevës dhe Krivogashtanit.

Fjala është për  përpunimin e dokumentacionit projektues për katër komuna rurale në rajonet planorë Juglindorë, Lindorë, Shkupit dhe të Pellagonisë, të cilat kanë statusin e komunave më pak të zhvilluara.

-Qëllimi është që potenciali i turizmit të jetë i dukshëm për investitorët potencialë. Ne i ndihmojmë komunat të bëjnë hapin e parë të madh drejt sigurimit të fondeve për realizimin e projekteve të infrastrukturës. Kjo do të hapë mundësi të reja për popullatën lokale për të zhvilluar biznese të vogla familjare që do të hapin vende të reja pune. Në këtë mënyrë krijojmë kushte që potencialet turistike të bëhen destinacione turistike ndërsa turizmi lokal të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë lokale, tha ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Bëhet fjalë për:

1. Analizë fizibility për projektet ideore për  Spa dhe Wellness qendra në komunën Çeshinovë-Obleshevë me vlerë prej 369.389 denarë.

2.1  Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin e rrugës lokale në komunën e Dojranit, në fshatin Gjopçel deri te pista e paraglajderëve në vlerë prej 420,000 denarë

2.2. Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin edhe rikonstruimin  e shtegut për këmbësorë në komunën e Dojranit  me vlerë 198,000 denarë

3. Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin e rrugës lokale në komunën e Studeniçanit, Preslap- Lumi Vogël me vlerë prej 510.000 denarë

4. Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin e rrugës lokale në komunën Krivogashtan me vlerë prej 336,000 denarë

4.1. Rrugë lokale  - Krivogashtan - Petočnicë;

4.2. Rrugë lokale – nga fshati Obreshan deri te manastiri "Presveta Bogodorica"; dhe

4.3 Rrugë lokale nga zona industriale "Slavej" deri te lokaliteti arkeologjik "Vrbjanska Çuka".

Në kuadër të projektit të mbështetur nga UNDP-ja, është bërë edhe hartëzimi i potencialeve turistike  në rajonin   Juglindorë, atë të Shkupit dhe rajonin e Pellagonisë, ndërsa sië qe paralajmëruar nga ana kryetarëve të komunave, për realizimin e projektit në komunën Çeshinovë-Obleshevë, duke falënderuar dokumentacionin e përgatitur teknik, tashmë ka investitor të interesuar kurse  komuna e Dojranit  arriti të sigurojnë realizimin e fazës së dytë për rregullimin urbanistik dhe pajisjet për shtegun për këmbësorë përgjatë liqenit të Dojranit.