Me ftesë të kryetarit të komunës Karbinci, Jordan Nasev, sot zëvendësministri Dejan Pavleski mori pjesë në takimin që komuna e organizoi me përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit.

Në takim, përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit nga komuna e Karbinçit u informuan për shërbimet që i siguron komuna për subjektet nga sektori i biznesit. Theksi u vendos në përgatitjen e dokumentacionit urbanistik, në ofrimin e shërbimeve komunale dhe çështjeve të tjera.

Në takim u bisedua gjithashtu edhe për realizimin e iniciativës për formimin e forumit lokal të biznesit në komunën e Karbincit, ku në vazhdimësi do të shqyrtohen çështje në kompetencë të komunës e që janë të rëndësishme për sektorin e biznesit.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski i informoi të pranishmit për projektet për zhvillimin e barabartë të rajonit planor Lindor si dhe për projektet për zhvillimin rural dhe zonat me nevoja të veçanta zhvillimore.

Këtë vit, në rajonin planorë Lindor do të realizohen 14 projekte, të financuara nga Ministria e vetëqeverisjes lokale me vlerë të përgjithshme prej 48.5 milion denarë. Në komunën e Karbincit është duke u ndërtuar një pjesë e rrugës lokale mes fshatrave Radanje dhe Oxhalija, si dhe rregullimi i hapësirave publike në fshatin Radanje.