Sekretari shtetërorë në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Kiril Partalov, sot morri pjesë në nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim ndërmjet komunës së Vallandovës dhe komunës Llazarevac. Në aktin e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe sekretari shtetërorë i Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale të Serbisë, Bojan Steviq.

Protokollin e nënshkruan kryetari i Vallandovës Pero Kostadinov dhe kryetari i komunës Llazarevac, Bojan Singeliq, meç rast u shpreh kënaqësia e përbashkët nga përtërija e bashkëpunimit që formalisht daton nga viti 1977.

Sekretari shtetërorë i vetëqeverisjes lokale Kiril Partallov përshëndeti iniciativën për bashkëpunim mes dy komunave, si shprehje e politikës qeveritare për bashkëpunim të vendeve të regjionit në të gjitha nivelet.

-Në procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian patjetër duhet të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë në këtë drejtim. Me përkushtim punon për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore dhe zhvillimin e bashkëpunimit në regjion. Me këtë rast dua të shpreh kënaqësinë time për praninë e kolegut tim serb, sekretarit shtetërorë të Ministrisë për administratë dhe vetëqeverisje lokale. Le të jetë ky fillimi i vendosjes së bashkëpunimit konkret edhe ndërmjet dy ministrive tona, tha sekretari Partallov.

Në bisedë me kolegun e tij serb, Partallov prezantoi kompetencat e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, me theks të veçantë për implementimin e politikës për zhvillim të barabartë regjional dhe Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë.

-Qeveria shprehu vullnetin e sajë përmes zmadhimit të dyfishtë të mjeteve financiare për zhvillim të barabartë regjional për periudhën dyvjeçare. Në buxhetin e vitit 2019 vetëm përmes Ministrisë së vetëqeverisje lokale janë realizuar 420 milion denarë për projekte në tetë rajone planore. Vitin e kaluar përmes Ministrisë së vetëqeverisjes lokale janë realizuar 100 projekte për zhvillimin e rajoneve planore, në fshatra dhe rajone me nevoja specifike zhvillimore, theksoi Partallov. Ai nënvizoi se bashkëpunimi ndërkufitarë i financuar nga instrumenti IPA, është edhe një fushë e re për bashkëpunim ndërmjet komunave të të dy vendeve.

-Programi për bashkëpunim ndërkufitarë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë filloi të implementohet kohë më parë. Në fazë finale është përgatitja e thirrjes së parë publike dhe shumë shpejtë partnerët nga të dy anët e kufirit do të mund të fillojnë me bashkëpunim konkret. Të dy vendet në disponim kanë 7,2 milion euro, mjete nga Bashkimi evropian.