Këtë vit, me mbështetjen e Qeverisë Japoneze do të financohen nëntë projekte për përmirësimin e shërbimeve publike në shëndetësi, arsim, kujdesin e fëmijëve dhe shërbimet komunale, me vlerë të përgjithshme prej afro gjysmë milion euro.

Marrëveshjet u nënshkruan nga përfaqësues të institucioneve të komunave: Shtip, Kriva Pallankë, Valandovë, Vinicë, Veles, Makedonski Brod, Kavadar, Negotinë dhe Mogillë, të cilët janë përfitues direkt.

Në Shtip do të punohet për përmirësimin e kushteve në kopshtin e fëmijëve, në Mogillë dhe Negotinë do të rinovohen shkollat ​​në fshatin Dobrushevo në Dolni Disan, në komunat Veles, Makedonski Brod dhe Kavadar grantet kanë për qëllim të përmirësojnë shërbimet publike në institucionet shëndetësore ndërsa në komunat Vinicë, Vallandovë dhe Kriva Pallankë për sigurimin e pajisjeve për ndërmarrjet komunale publike.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu përgëzoi 25 vjetorin e bashkëpunimit në mes Republikës Veriore të Maqedonisë dhe Japonisë.

Ngjarja e sotme është vetëm një nga të shumtat që tashmë 25 vite konfirmon se populli japonez përkrah qytetarët tanë, përmes projekteve të ndryshme të realizuar në 46 komuna. Përmes " Grant- programit për projekte të vogla" nga viti 1996 deri më tani, në këto komuna janë rinovuar 63 institucionet publike arsimore, janë furnizuar me pajisje ndërsa janë rinovuar 41 objekte të shëndetit publik, janë blerë 22 automjete të specializuara për mbrojtje nga zjarri, për mbledhjen e mbeturinave, ekskavatorë, spastrues bore dhe të ngjashëm. Këtë vit, mbështetja japoneze arrin në gati gjysmë milion euro dhe është destinuar për 9 komuna - Shtip, Kriva Pallankë, Valandovë, Vinicë, Veles, Makedonski Brod, Kavadar, Negotinë dhe Mogillë.

Ministri Fazliu përshëndeti iniciativën e autoriteteve lokale, të cilët përmes projekteve arritën me sukses të sigurojnë mbështetje financiare nëpërmjet programit të qeverisë japoneze. Ai gjithashtu theksoi dobishmërinë e bashkëpunimit me Japoninë, e cila nuk kufizohet vetëm në mbështetjen financiare.

- Gjithë kësaj mbështetje i jep vlerë të shtuar dhe kultura e punës dhe realizimi i bashkëpunimit. Angazhimi i përkushtuar, saktësia, përgjegjësia dhe kujdesi për punën madje pasi që projektet është marrë plotësisht nga përdoruesit e tyre. Kjo përvojë e vlefshme i bën gjërat edhe më të mira dhe më e vlefshme për ne si shtet, për komunat që fitojmë mbështetje, për ndërmarrjet, shkollat, kopshtet dhe institucione tjera publike, për të punësuarit në këto institucione dhe të gjithë qytetarët tanë. Miqtë ndihmojnë, por miqtë e mirë lënë pas dhe këshilla të mira, përvoja jashtëzakonisht të dobishme që krijojnë vlera, tha ministri Fazliu.