mkalheader

 PROGRAMI I BASHKIMIT EUROPIAN PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Ministrinëe Integrimit Europian, 2014-2020,

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale shpall:

NJOFTIM PUBLIK

Për aplikimin e kandidatëve për pozicionet vakante të punës:

-          1 (një) pozicion– Nënpunës Finance, dhe

-          1 (një) pozicion– Nënpunës për Komunikimin dhe Vizibilitetin në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar 2014-2020.

Në vijim mund ti gjeni përshkrimet e vendeve të punës për secilën nga pozicionet:

-          Përshkrim i vendit të punës - Nënpunës Finance, dhe

-          Përshkrim i vendit të punës - Nënpunës për Komunikimin dhe Vizibilitetin.

Afati i aplikimit:

-          8 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit.

Vetëm aplikimet të cilat do të arrijnnë brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të konsiderohen për intervistë.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-          Letër motivimi në gjuhën angleze;

-          Biografi (format europjan) në gjuhën angleze;

-          Dëshmi për përfundimin e arsimit të lartë;

-          Kopje të dokumenteve që konfirmojnë përvojën e shënuar në biografinë personale.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Rr.  Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Për: Arsim Fidani; duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit pozicionin të cilës i referohet aplikimi.

Informacione shtesë mund të merren në numrin e telefonit: +389 2 3253-921

mkal alfooter