Printo

Thirrja e 1-rë për projekt propozime të Bashkëpunimit Transnacional Programi INTERREG V-B «Ballkanik-Mesdhetare 2014-2020» (Balkan Med) është publikuar dje më, 16/12/2015. Buxheti i përgjithshëm i Thirrjes është 20,132,788 €, nga të cilat 17,112,870 € janë fonde të BE-së dhe të mbetura janë 3,019,918 € bashkë-financimi kombëtar i vendeve pjesëmarrëse të Programit. Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 15 Prill 2016.

Thirrja e parë  është e hapur për të dy Аnekset Prioritare të Programit:

Projektet e përzgjedhura do të përfshijnë përfitues nga së paku tre (3) nga pesë (5) Partner Shtete (Greqia, Bullgaria, Qiproja, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë). Buxheti i çdo projekti mund të ndryshojnë nga 500,000 € deri në 1.000.000 € për për Aksin Prioritar 1 dhe prej 500,000 € deri 1.500.000 € për për Aksin Prioritar 2.

Për më shumë informacion mbi rregullat e kësaj Thirrjeje (Termat e Referencës), mbi dorëzimin e projekt propozimeve dhe mbi Programin do të gjeni në websitet e mëposhtme:

Adresat e kontaktit në Ministrinë për Vetëqeverisje  Lokale në Republikën e Maqedonisë  të cilat do mund t’ju ofrojnë asistencë të nevojshme lidhur me këtë Thirrje për Projekte janë:

Programi Ballkan-Mediterran (BalkanMed)

Programi BalkanMed i cili bashkon tre vendet e BE-së (Greqia, Bullgaria dhe Qipro) dhe dy vendeve kandidate (Shqipëria dhe Maqedonia), do të fokusohet në dy prioritete: rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë rajonale përmes sipërmarrjes dhe inovacionit, dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet e financuara nën këtë Program do të nxisin sipërmarrjen, inovacionin social dhe dixhital, do të krijojnë lidhjet mes biznesit dhe arsimit, dhe do të mundësojnë shkëmbimin e njohurive ndërmjet rajoneve. Investimet nën prioritetin e dytë do të sigurojnë një shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në të gjithë gjithë rajonin e Ballkan-Mesdheut.

Mbi 28.000.000 euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal (ERDF) dhe më shumë se 5.000.000 euro nga Instrumenti për Asistencën Para-Aderimit (IPA) do të alokohen për Programin. Me bashkë-financimin kombëtar të përfshirë, buxheti i përgjithshëm i Programit arrin në gati në 40 milion Euro.