07.12.2015 1Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani në një takim me gazetarë informoi se sot, 7 dhjetor 2015 është shpallur thirrja e parë publike për projekt propozime nga INTERREG IPA Programi ndërkufitarë për bashkëpunim ndërmjet Greqisë dhe Republikës Maqedonisë për periudhën 2014-2020.

“Programi ndërkufitarë që Republika e Maqedonisë do të realizon në periudhën programore 2014-2020, ishte e miratuar nga Komisioni Evropian më datë 7 gusht, 2015. Ky program është në kornizat e implementimit të Instrumentit të Ndihmës Para Aderimit - IPA 2. Me këtë program parashihet të financohen projekte në vlerë prej 45.47 milion euro, të cilat do të implementohet nga shfrytëzuesit e projekteve nëpërmjet aktiviteteve të tyre në 5 rajone të Greqisë dhe në 4 rajone të Republikës së Maqedonisë. Rajonet që përfshihen me këtë program në Republikën e Maqedonisë janë: rajoni jugperëndimor, rajoni i Pellagonisë, rajoni i Vardarit dhe rajoni juglindor. Fondet janë siguruar nga Unioni Evropian, e cila financon 85% nga vlera e përgjithshme e projekteve, ndërsa pjesa e mbetur prej 15% do të finansohet nga fondet nacionale të shteteve pjesëmarrëse, Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë”, theksoi ministri Shabani, i cili shtoi se, ministria e vetëqeverisjes lokale është nominuar si organi nacional përgjegjës për bashkëpunimin ndërkufitar.  

“Në këtë drejtim, Ministria e vetëqeverisjes lokale do ti realizon të gjitha aktivitetet e saja programore, e cila si organi nacional përgjegjës  do të financoj aktivitete të shfrytëzuesve të projekteve në Republikën e Maqedonisë duke mbuluar shpenzime në vlerë prej 15% nga vlera e përgjithshme e shpenzimeve të pranueshme. Qëllimi kryesor i Programit është  përmirësimi i kohezionit territorial duke përmirësuar standardet e jetesës dhe krijimin e vendeve të reja të punës, mirëmbajtje të mjedisit jetësor dhe përdorimin e drejtë të burimeve natyrore në  zhvillimin e turizmit”, tha Shabani.

Ai iu bëri thirrje të gjitha palëve të interesuar që të aplikojnë me projekt aktivitete të përbashkëta në arritjen e rezultateve të përbashkëta. “Projektet me të cilat do të aplikohet do të nxisin frymën e bashkëpunimit ndërkufitar në veçanti dhe do ti përforcojë edhe më tepër aktivitetet e bashkëpunimit Evropian, aktivitete që kanë synim integrimin e Republikës së Maqedonisë në mekanizmin dhe funksionimin e Unionit Evropian për mirëqenie e të gjithë qytetarëve. Me këtë thirrje, projektet që do të selektohen për financim do të kenë në dispozicion shumën e fondeve në vlerë prej rreth 20.5 milion euro”, tha ministri Lirim Shabani.

Ndryshe, me thirrjen e parë për projekt propozime janë përfshirë të gjitha 4 prioritetet tematike: Promovimi i punësimeve, mobiliteti i fuqisë punëtore, inkuadrimi socijal dhe kulturor në rajonin ndërkufitarë, Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe promovimi i përshtatshmërisë, zvogëlimi, parandalimi dhe menaxhimi me rreziqe nga ndryshimet klimatike, Promovimi i transportit dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe Nxitja e turizmit si dhe e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Ministria e vetëqeverisjes lokale me ndihmën e fondeve të Unionit Evropian udhëheqë me implementimin e Programeve për bashkëpunim ndërkufitar me gjitha shtetet fqinje, të cilat fonde gjatë periudhës së re përbëjnë vlerën e rreth 100 milion euro. Bashkëpunimi ndërkufitar me Greqinë është një nga prioritetet kryesore strategjike për zhvillimin rajonal. Deri më tani janë implementuar 38 projekte dhe në vazhdim janë duke u implementuar edhe 14 projekte tjera.