Korpusi i Paqes në Maqedoninë e Veriut tani pranon aplikime nga shkollat, OJQ-të, komunat dhe organizata qytetare që dëshirojnë të përfitojnë nga mundësia për të pasur një vullentar amerikan të Korpusit të Paqes që do të punojë me ta.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë mbështetur organizata në të gjithë Maqedoninë e Veriut që nga viti 1996. Çdo dhjetor, rreth 50 vullnetarë të rinjë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju bashkohen shkollave, OJQ-ve ose komunave (ose kombinim të tyre) për të plotësuar dhe mbështetur nevojat e tyre.
Vullnetarët e Korupsit të Paqes punojnë në tre fusha kryesore:
1. Zhvillimi të komunitetit dhe organizatave
2. Arsimi në gjuhën angleze
3. Arsimi inkluziv
Thirrja për aplikime do të jetë e hapur deri më 10 prill 2020.
Ju lutemi, vizitoni web faqen tonë për më shumë informata:
· 2020 PCV Application (Shqip)
· 2020 PCV Application (Maqedonisht)
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, lirisht na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Nëse dëshironi të shihni më shumë se ç’farë bëjnë vullnetarët e Korpusit të Paqes, ju lutemi vizitoni faqen tone në Facebook.