mkalheader

THE EUROPEAN UNION'S CROSS-BORDER COOPERATION PROGRAMME

­­­­­­­­­­­­­­­­

Në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e strukturave zbatuese të këtij programi, do të organizojnë një proçes konsultimi me qëllim mbledhjen e ideve për projekte strategjike në kuadër të këtij programi ndërkufitar.

Nga proçesi i identifikimit të ideve të projekteve strategjike do të varet nga fakti nëse përfituesit e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020, mund të provojnë të kenë një interes të vërtetë dhe real në adresimin e objektivave të përbashkëta strategjike, duke sjellë një ndikim të qartë ndërkufitar.

Zonat e lejuara të Programit janë:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut: Rajonet e Pelagonisë, Pologut, zona Jugperëndimore,
  • Republika e Shqipërisë: Rajonet e Dibrës, Elbasanit, Korçës. 

Programi mirëpret aplikantët e mundshëm të dorëzojnë aplikimet e tyre për ide projektesh strategjike deri më 01.08.2019, bazuar në udhëzuesin për aplikantë.

Ky proçes konsultimi për mbledhjen e ideve për projekte strategjike shpallet për tre Prioritete Tematike të programit, konkretisht:

  • TP1:    Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore;
  • TP2:     Rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, dhe
  • TP3:     Mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i riskut

Ju bëjmë me dije se Strukturat zbatuese të këtij programi në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik do të organizojnë 4 seanca informuese në Shkup, Tetovë, Tiranë dhe Korçë gjatë muajit Qershor 2019, me qëllim të ofrimit të informacionit të detajuar dhe këshillave praktike për përgatitjen dhe paraqitjen e aplikimeve për idetë për projekte strategjike. Gjithashtu, mbas këtyre sesioneve informuese, do të organizohen edhe 4 sesione pas-ndjekje

Për më shumë detaje, lutem konsultohuni me linkun KËTU.