Republika e Maqedonisë së Veriut - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Republikën e Kosovës -Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të aktiviteteve për implementimin e IPA II programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2014-2020:
Ministria e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut shpall
SHPALLJE PUBLIKE
Për marrje me qera të një zyre pune për nevojat e programit IPA CBC MK-KS në Kumanovë
Kushtet që duhet ti plotësoj aplikuesi:
- Lokacioni i zyrës të jetë në afërsi të qendrës së qytetit në Kumanovë
- Zyra të jetë e gatshme për akomodim të menjëhershëm
- Të posedoj 40-50m2 hapsirë pune (duke mos i llogaritur toaletet) me izolim të mirë termik dhe nga zhurma
- Të plotësojë standardet Europian për vizibilitet, efikasitet energjetik, qasje të lehtë dhe hapësire për parking(jo domosdoshmërisht)
- Të ketë qasje në ujë, rrymë, internet dhe telefon
- The posedoj pajisje për ngrohje dhe ftohje, minikuzhinë me frigorifer
- Të ketë toalet funksional
Oferta duhet të përmbajë:
- Çmimin në Denar dhe Euro pa TVSH
- Lokacioni – Adresa e zyrave
SHËNIM: Programi finansohet nga Unioni Europian dhe është i liruar nga pagesa e TVSH-ës. TVSH-ja nuk kalkulohen në çmim.
Me njoftimin tonë për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe para procedurës përfundimtare për dhënien e kontratës, ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Dokumentin e fletëpronësisë
- Deklaratë të notarizuar që hapësira e ofruar nuk është nën hipotekë dhe nuk është nën proces gjyqësor
- Leternjoftimin e pronarit të zyrës
Të gjithë të interesuarit ofertat e tyre mund ti dërgojnë në afat prej 8 ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes. Vetëm aplikacionet të cilat do të mbërijnë brenda afatit kohor, do të merren parasysh për shqyrtim.
Dokumentet mund të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:
Ministria e vetëqeverisjes lokale
Rr. Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Për:Hajrie Ahmed, duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit shpalljes të cilës i referohet aplikimi.
Informacione shtesë mund të merren në Nr. tel: + 389 02 3253 951