undp header

 THIRRJE PUBLIKE

për Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale

për paraqitjen e interesimit për pjesëmarrje në projektin

"Fuqizimi i Këshillave Komunale"

Objektivi kryesor i projektit "Fuqizimi i Këshillave Komunale", mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është që t'i forcojë këshillat komunale për t'u bërë organe më efektive dhe autonome dhe që më mirë të ballafaqohen me ndikimin e ekzekutivit përmes përmbushjes adekuate të rolit të vet të përcaktuar me kushtetutë për vendimmarrje, mbikëqyrje dhe avokim. Si rezultat i kësaj, këto përpjekje do t'a rrisin llogaridhëninen e Kryetarit të Komunës ndaj Këshillit dhe të Komunës ndaj qytetarëve, dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës në komunitetin lokal përmes zbatimit të suksesshëm të projekteve prioritare të komunitetit.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit për periudhën e viteve 2016-2020, gjithsej 24 komuna do të përfshihen drejtpërdrejti në zbatimin e projektit. Që nga gushti i vitit 2016, projekti përfshin gjashtë pilot komunat të cilat janë përzgjedhur në kuadër të fazës përgatitore të projektit në vitin 2015. Gjashtë pilot-komunat (Strumicë, Vallandovë, Sveti Nikollë, Çair, Veles dhe Ohër) u përzgjodhën duke krijuar një mostër të llojeve të ndryshme të komunave, duke përfshirë komunat urbane dhe rurale, me një numër të ndryshëm banorësh, komuna nga rajone të ndryshme, komuna të qeverisura nga një pozitë dhe nga një opozitë, komunat me raporte negative të auditimit, komuna me llogari të bllokuara, etj.

Nëpërmjet kësaj thirrje për paraqitjen e interesimit për pjesëmarrje në projektin "Fuqizimi i Këshillave Komunale", në mënyrë shtesë do të përzgjidhen edhe 9 komuna të rejaa të cilat do të përfshihen në këtë projekt në muajin janar të vitit 2019.

Kohëzgjatja e aktiviteteve me nëntë komunat e reja të përzgjedhura është 18 muaj dhe ato parashihen të fillojnë me zbatimin në muajin janar të vitit 2019, dhe të përfundojnë në muajin qershor të vitit 2020.

Komunat që parashtrojnë kërkesa për paraqitjen e interesimit për pjesëmarrje në projektin "Fuqizimi i këshillave komunale" mund t’i marrin udhëzimet operacionale së bashku me aplikacionin nga faqet në vijim:

➢ http://opstinskisoveti.mk/

➢ http://www.mk.undp.org/

➢ www.mls.gov.mk

➢ www.zels.org.mk

➢ http://www.zfr.org.mk/

Aplikacionet duhet të merren në dorë, përmes postës, ose përmes korrierit në adresën e më poshtme:

  • Zyra e UNDP-së – Projekti „Fuqizimi i Këshillave Komunale“
    rr. Jordan Haxhi Konstantinov - Xhinot, nr. 23, Shkup.

Në mënyrë që aplikacionet të vlerësohen për pranim, ata duhet të mbërrijnë në adresën e mësipërme jo më vonë se më 12 tetor të vitit 2018, në ora 14:00.

UDHËZIMET OPERATIVE (PDF)

FLETËPARAQITJE (PDF)