Faza e I e zbatimit

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së konfederatës zvicerane, përfaqësuar nga Departamenti Federal punon duke vepruar përmes ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, përmes agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, zbatojë Projekt për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Maqedoni - faza e parë.

Projekti kërkon angazhimin e ekspertëve (koordinatorët) të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e Projekt njësisë të zbatimit të projektit (PESP), i cili pritet të fillojë me punë në mars të vitit 2018 dhe do të zgjasë deri në dhjetor 2020. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale shpall thirrje për shprehje të interesit për ekspertë në poste kyçe në PESP të cilët do të jenë të angazhuar sapo të përfundoj procedura për zgjedhjen e anëtarëve të PESP dhe për të krijuar kushtet e duhura teknike për punë.

Kandidatët pritet të kenë njohuritë e duhura dhe të plotësojnë kriteret e treguara më poshtë për çdo pozitë. PESP-i e që do të përbëhet nga ekspertë vendorë afatgjatë të cilët do të jenë përgjegjës ndaj Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale.

Për angazhim të përkohshëm në pozitat e mëposhtme:

1 Një (1) - Koordinator - Ekspertë 1 përgjegjës për zbatimin e Komponentit 2 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim)

2. Një (1) - Koordinator - Ekspertë 2 - përgjegjës për zbatimin e Komponentit 3 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim në punë)

Angazhimi nga pozicionet e mësipërme është për funksionalizimin e Programit për zhvillim të qëndrueshëm rajonal dhe përfshirjes së barabartë rajonal që përfshin zbatimin e aktiviteteve për të cilat përgjegjëse është Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe të përcaktuar nga:

Komponenti 1: Qeveria ndan dhe zbaton fonde për zhvillimin e balancuar rajonal në mënyrë transparente dhe të parashikueshme, në përputhje me shkallën e zhvillimit të rajoneve planifikuese. "

Komponenti 2: Nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, duke përfshirë kategoritë e cenueshme të qytetarëve, përfshihen në mënyrë sistematike nga Këshillat e Rajonal në procesin e planifikimit të zhvillimit rajonal ".

Komponenti 3: Qendrat e zhvillimit në të tetë rajonet planifikuese, veçanërisht në ato më pak të zhvilluara,përmirësojnë efektivitetin dhe efikasitetin e tyre. "

1. Përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive:

1. Aktivitetet: Koordinatori 1 - përgjegjës për zbatimin e Komponentit 2 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim në punë)

• Bashkëpunimi dhe koordinimi me personat përgjegjës nga MVL dhe BRD

• Takimet e rregullta dhe bashkëpunimi me Koordinatorin e Programit

• Zbatimi i të gjitha aktiviteteve nga Komponenti 2 dhe pjesërisht nga Komponenti 1

• Përgatitja e raporteve mujore mbi progresin në procesin e zbatimit të Programit

• Përgatitja e kontratave për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për programin

• Monitorimi i zbatimit të kontratave të lidhura me ekspertë të jashtëm

• Mbështetje,bashkëpunim dhe shërbime këshillimore për MVL dhe BRD

• Organizimi dhe realizimi i takimeve të rregullta koordinuese me Qendrat për zhvillimin e rajoneve të planifikimit.

• Shërbime këshillimore për qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese dhe Këshillat për zhvillimin e rajoneve planifikuese

• Shërbime për MVL për përgatitjen e evolucionit final për Strategjinë për zhvillim rajonal 2009-2019

• Ndryshime dhe plotësime të ligjeve tjera dhe akteve nënligjore të përgatitura nga ministritë tjera relevante për zhvillim rajonal

• Mbështetje për MVL në procesin e përgatitjes të planit të Veprimit integrues për implementimin të Strategjisë për zhvillim rajonal 2019-2020 dhe Strategjisë për zhvillim rajonal 2020 -2030

• Organizimi i panairi tregtar në Shkup për promovimin e të gjithë 8 rajoneve

• Organizimi i ngjarjeve vjetore për promovimin dhe dhënien e shpërblimeve të praktikave më të mira

• Mbështetje për përgatitjen e materialeve promovuese për zhvillimin rajonal për MVL-së

• Zbatimi i aktiviteteve për përgatitjen e Protokollit për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile, sektorin privat dhe sektorin akademik në sesionet e Këshillit për zhvillim rajonal

• Sigurimi i mbështetjes profesionale për Qendrat për mobilizim të fondeve (buxheti kombëtar, fondet e BE-së) dhe lobim politik

• Zbatimi i aktiviteteve për të forcuar kapacitetet e Qendrave dhe Këshillave për vendimmarrje transparente

• Shërbime këshillimore në Qendrat e zhvillimit në përgatitjen e Programeve për zhvillimin e rajoneve të planifikimit (2020-2024) përmes forumeve rajonale

• Mbështetja e Këshillave / Qendrave për përdorimin e forumeve të komunitetit në procesin e identifikimit të projekt ideve për skemën e grandeve dhe thirrjeve të tjera

• Mbështetje për Qendrat për përdorimin e buxhetit gjinor dhe prioriteti i aktiviteteve në mënyrë pjesëmarrëse

• Zbatimi i aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve për përfshirjen sociale për zhvillimin rajonal (në të gjitha nivelet)

• Zhvillimi i mjeteve për Qendrat për zhvillimin të plan rajoneve për të marrë reagime nga qytetarët mbi kërkesat e tyre

• Mbështetja e MVL-së në veprimtarinë financiare në kuadër të projektit

• Të gjitha aktivitetet e tjera nga Komponenti 3 në përputhje me planin e punës për zbatimin e aktiviteteve të projektit

 

1. Aktivitetet: Koordinatori 2- përgjegjës për zbatimin e Komponentit 3 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim pune)

• Bashkëpunimi dhe koordinimi me personat përgjegjës nga MVL dhe BRD

• Zbatimi i aktiviteteve nga Komponenti 1 dhe nga Komponenti 3

• Takime të rregullta dhe bashkëpunimi me Koordinatorin e Programit

• Bashkëpunimi dhe koordinimi me Zyrën e zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështjet ekonomike

• Bashkëpunimi me ministritë tjera të linjës

• Përgatitje të raporteve mujore për progresin në procesin e implementimit të Programit

• Përgatitja e kontratave për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për programin

• Monitorimi i zbatimit të kontratave të lidhura me ekspertë të jashtëm

• Mbështetje, bashkëpunim dhe shërbime këshillimore për MVL dhe BRD

•Organizimin dhe zbatimin e takimeve të rregullta koordinuese me Qendrat për zhvillimin rajonal (minimum një herë në muaj)

• Shërbime këshillimore për Qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese dhe Këshillat për zhvillimin e rajoneve planifikuese

• Mbështetje për MVL në ndryshimin e Ligjit për Zhvillimin Rajonal dhe akteve nënligjore dhe mbështetjen e linjës së ministrive programet e të cilëve kanë ndikim në zhvillimin rajonal në ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve në juridiksionin e tyre

• Zhvillimi i Strategjisë së zhvillimit rajonal 2019-2029 në mënyrë pjesëmarrëse

• Organizimi i evenimenteve për dialog politik në mes Kabinetit të Zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike dhe koordinim me ministritë e linjës, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ministritë tjera përkatëse, Qendrave për zhvillimin rajonal dhe Këshilla zhvillimit të plan rajoneve

• Vlerësimi i projekteve rajonale të financuara nga MVL dhe BRD dhe mbështetja për shkëmbimin e përvojave (praktikat më të mira)

• Trajnimi i Qendrave të zhvillimit të rajonit të planifikimit për aplikim të ri dhe dokumente të tjera për projektet rajonale

• Sesionet e monitorimit / trajnimit për MVL dhe BRD, bazuar në nevojat e identifikuara

• Organizimi i ndërtimit të ekipit të MVL dhe BRD

• Trajnim për tema specifike bazuar në vlerësimin e nevojave

• Koordinimi (punëtori të përbashkëta) në mes të MVL, BRD, RDC dhe RS për zbatimin e suksesshëm të Programit për zhvillim rajonal

• Organizimi i konferencës ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e zhvillimit të balancuar rajonal

• Organizimi i konferencave për shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e zhvillimit të balancuar rajonal në të 8 rajonet

• Udhëtim studimor për të shkëmbyer praktikat e mira

• Sigurimi i mbështetjes financiare dhe shërbimeve këshillimore për zbatimin e projekteve nga strategjitë Rajonale të inovacionit

• Sigurimi i mbështetjes për përmirësimin e shërbimeve këshillimore të qendrave të biznesit

•Zbatim i skemës së grandit të parashikuar nga projekti

• Mbështetja e MVL-së gjatë veprimtarisë financiare në kuadër të projektit

• Të gjitha aktivitetet e tjera nga Komponenti 3 në përputhje me planin e punës për zbatimin e aktiviteteve të projektit

 

2. Kualifikimet profesionale / eksperienca

- Koordinatori 1- përgjegjës për zbatimin e Komponentit 2 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim pune)

• Minimum 3 vjet përvojë pune në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal

• Master i shkencave në politikën rajonale ose shkencat e shoqërore

• Bashkëpunimi i mëparshëm me komunat, këshillat për zhvillimin e rajoneve planifikuese dhe qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese

• Përvojë në përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe planore në fushën e zhvillimit rajonal

• Përvojë në vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorit qeveritar, autoriteteve lokale, sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike

• Rekomandimet e hartuesve të politikave kryesore (MVL-së, BRD, Qendrat, etj)

 

- Koordinator 2 - përgjegjës për zbatimin e Komponentit 3 dhe pjesërisht Komponentit 1 (70% angazhim në punë)

• Minimum 3 vjet përvojë pune në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal

• Master në fushën e shkencave të politikës rajonale ose shkencat shoqërore

• Bashkëpunimi i mëparshëm me komunat, këshillat për zhvillimin e rajoneve planifikuese dhe qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese

• Përvojë në vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorit qeveritar,autoriteteve lokale, sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike

• Përvojë në monitorimin e projekteve për zhvillim të balancuar rajonal

• Përvojë në përgatitjen e dokumenteve strategjike planore nga fusha e zhvillimit rajonal

• Rekomandimet nga zyrtarët kryesor të politikave regjionale (MVL, BRD, Qendrat, etj)

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Dëshmi me shkrim për të gjitha kriteret e specifikuara në kualifikimet për fushën përkatëse, përkatësisht: CV-në profesionale (CV) dhe Letër-Interesi,

• Diploma e arsimit,master studime

• Certifikatë me minimum 3 vjet përvojë pune në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal

• Të paktën 3 certifikata për bashkëpunim me komunat, këshillat për zhvillimin e rajoneve planifikuese dhe qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese

• Të paktën 1 certifikata për përvojën në përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe planore në fushën e zhvillimit rajonal

Kandidatët kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentet nga pika 3,alineja 3,4 dhe 5,të dorëzojnë edhe më shumë vërtetime nga minimumi i kërkuar,të cilat do të merren parasysh gjatë vlerësimit ose gjatë vlerësimit të pranimit të kandidatëve.

Përveç përvojës relevante të cekur në kriteret, kandidati i përzgjedhur duhet të ketë këto kompetenca: Diplomë universitare në një fushë përkatëse, njohja e plotë e punës me kompjuterë, shprehje e shkëlqyer (me shkrim dhe me gojë) kryesisht në gjuhën maqedonase, por edhe në gjuhën angleze , aftësi të ngurta në hulumtime dhe analiza, aftësitë për të negociuar të ngurta, sjellje dhe trajnimin e prezantimit, aftësitë përkatëse për menaxhimin me njerëz, informacion, kohë dhe burime, aftësia për të punuar në afate të ngjeshura dhe komplekse, dhe mbi të gjitha përkushtimin dhe entuziazëm për ndryshimet në shoqëri që do të kontribuojnë për një zhvillim më të mirë të të gjitha pjesëve të Maqedonisë ..

Me secilin prej kandidatëve që do të kenë dokumentacion të plotë, do të bëhet Intervistë për vlerësimin e shkathtësive të komunikimit dhe prezantimit, gatishmërisë,etj,e cila do të vlerësohen në mënyrë adekuate. Dokumentacioni i paplotë nuk do të merret në konsideratë.

4. Dorëzimi i raportimit

Në çdo 6 muaj raport financiar me dëshmi për të gjitha shpenzimet që lidhen me aktivitetet e financuara në kuadër të Projektit, do të dërgohen nga ana e Koordinatorëve e komponentëve deri te ambasada e Zvicrës / SDC dhe MVL-së.

5. Aplikimi

Kushtet e deklaruara në shpallje, kandidatët duhet ti përmbushin në kohën e paraqitjes.

Adresa e dorëzimit të aplikacionit: Arkiva e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale Rr.Shën,Kiril dhe Metodi nr.54, 1000 Shkup me shënim: "MOS E HAPNI" dhe "Për shpallje publike" Projektin Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm i barabartë dhe gjithëpërfshirës -

Numri (1 ose 2 në pozicionin e punës).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 12 prill 2018.