Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski dhe kryetarët e komunave të rajonit të planor Lindor nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e funksioneve operative të Qendrës për zhvillimin e rajonit planor për vitin vijues.

- Na paraprinë një periudhë dinamike për rregullimin e kornizës ligjore për zhvillim të barabartë rajonal, por gjithashtu duhet të marrim edhe vendime shumë serioze për vazhdimin dhe rrumbullakimin e procesit të decentralizimit. Kjo do të thotë transferimin e kompetencave të reja, por po aq e rëndësishme është edhe transferimi i duhur i mjeteve financiare. Komunat duhet të jenë funksionale, të qëndrueshme nga ana financiare, më pak të varura nga qeveria qendrore, por më të përgjegjshme ndaj qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, tha ministri Milevski.

Milevski informoi kryetarët e komunave se javën e kaluar Ministria e vetëqeverisjes lokale filloi aktivitetet në nivel të ekspertëve për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.

- Procesi i përgatitjes së ndryshimeve ligjore është gjithëpërfshirës dhe në te janë përfshirë të gjitha palët e prekura, duke përfshirë përfaqësuesit e Qendrave për zhvillim dhe ekspertë publik. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, nuk u arritën rezultatet e duhura, dallimet zhvillimore janë të larta, veçanërisht në mesin e komunave urbane dhe rurale, niveli i shërbimeve në disa vendbanime është nën standardet e nevojshme. Kjo situatë duhet të ndryshohet me politika efikase dhe zgjidhje të shpejta, tha Milevski.

Në ditët në vijim, marrëveshje për financim do të nënshkruhen me të gjitha Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, me qëllim që mos vihet në pikëpyetje puna e tyre e ardhshme.    

Sipas Ligjit për Zhvillim të barabartë rajonal, Ministria e vetëqeverisjes lokale, në nivel vjetorë, bashkëfinancon punën e tetë Qendrave për zhvillimin e rajoneve planore në vlerë prej 1.2 milion denarë për aktivitete dhe me po aq, 1.2 milionë denarë, për realizimin e projekteve për zhvillim rajonal.