Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski sot në Bruksel mori pjesë në panel diskutimin rajonal në temë" Demokracia lokale dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal në Ballkanin Perëndimor."

Pavleski në diskutimin u adresua në përfitimet kryesore të procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë,i cili,siç tha ai, filloi në vitin 2005 dhe është historia e suksesit e që i arriti përfitimet kryesore. Gjithashtu Pavleski theksoi mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP dhe qeveria zvicerane përmes zbatimit të projekteve të rëndësishme në komunat. Zëvendësministri Pavleski theksoi se tani është koha për të rishikuar sistemin e vetëqeverisjes lokale për të përmbushur sfidat aktuale.

- Për të zgjidhur problemin së pari duhet ta njohësh, për t'u përballur me të. Edhe problemet dhe sfidat nuk janë as të vogla as të thjeshta. Në periudhën e mëparshme komunat kanë krijuar borxhe të mëdha, është e nevojshme të sigurohet sistem i qëndrueshëm për financim, administrata ishte e politizuar dhe duhet të rritet transparenca dhe gjithë përfshira dhe tha Pavleski.

Ai vuri në dukje se Qeveria aktuale ka rishikuar Programin për decentralizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal 2015-2020 dhe shkakun e nivelit të ulët të zbatimit në tre vitet e para. Është përgatitur një plan i ri Aksionar për periudhën 2018-2020në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Janë rritur ndjeshëm burimet për zhvillim të barabartë rajonal dhe insistohet në ndarjen e burimeve në të gjithë vendin në të gjitha tetë plan rajonet,në krahasim me të kaluarën, kur më së shumti investohej në Shkup. Bëhet fjalë për vlerësimin e sistemit të financimit të funksioneve të transferuara të komunave në fushën e arsimit, institucionet parashkollore dhe kulturës që deri në fund të vitit të dilet me disa skenarë për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e financim të qëndrueshëm.

Është ndërmarrë iniciativa për krijimin e një sistemi të ri funksional për mbrojtje nga zjarri. Qeveria me Ligj i mbuloi gjysmë e borxheve të komunave, llogaritë komunale janë zhbllokuar, kështu krijoi një mundësi për funksionimin më aktiv dhe më efikas të kryetarëve të komunave.

- Në periudhën e ardhme, me përkrahjen që kemi nga UNDP-ja dhe SDC do të jemi më të fokusuar në krijimin e një sistemi më efikas të pushtetit lokal. Si? Me pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve, mundësia për vetëfinancim dhe delegimin e funksioneve të caktuara nga komuna te bashkësitë lokale, ngritjen e qendrave të shërbimit lokale, thjeshtëzimin e shërbimeve administrative për qytetarët, duke zbatuar një sistem të shërbimeve mobile për të lehtësuar aksesin e personave me aftësi të kufizuara, të rriturit dhe njerëzit në vendet e largëta të banimit. Ndërtimi i një sistemi për zhvillim të integruar lokal dhe rajonal. Qëllimi ynë është cilësi më e mirë e jetës për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e vendit, tha Pavleski.

Forumi u organizua nga misioni i Zvicrës në Bashkimin Evropian dhe UNDP-ja,në të cilën pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë si dhe drejtorët e departamenteve të Komisionit Evropian për shoqërinë civile dhe përfshirje sociale dhe bashkëpunim rajonal.

Gjatë paradites zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski, pati takim me Lena Anderson Penç, drejtor për bashkëpunim territorial evropian, makro-rajoneve, INTERREG dhe zbatimin e Programit.