- Më me rëndësi është hapja e mundësive të reja, të rinjtë e arsimuar dhe ambiciozë do të dinë ta shndërrojnë mundësinë në sukses personal, dhe kështu do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit, tha zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Zoran Dimitrovski në ceremoninë e hapjes së qendrës së IT të Fakultetit të teknologjive informatike dhe komunikimit në Manastir, e cila do të shërbejë si qendër për lidhjen e studentëve të IT me kompanitë nga rajoni, për përfshirjen e studentëve në tregun e punës dhe për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare.


Qendra e IT e cila u lëshua në përdorim nga zëvendësministri Dimitrovski, Rektori i Universitetit të Manastirit Saso Korunovski, Prorektori Igor Nedelkovski dhe Dekani i FTIK Aleksandar Markoski është pjesë e rikonstruktuar e ndërtesës së fakultetit në një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë. Investimi, i cili në këtë fazë arrin në 113,000 euro, është në kuadër tëprojektit "Punëso Rininë", financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar të Bashkimit Evropian, Greqi - Maqedoni e Veriut (2014-2020). Ministria e vetëqeverisjes lokale merr pjesë në financim me 15% të fondeve.


- Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet kryesorë i Qeverisë, ndërsa mbështetja e BE-së është e vazhdueshme në procesin e integrimit Evropian. E jona mbetet të tregojmë se kemi
kapacitet për të thithur mjetet financiare që i kemi në dispozicion nga fondet e para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian, që do të thotë të kemi projekte cilësore konkurruese dhe të menaxhojmë
fondet e Bashkimit Evropian në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, tha zëvendësministri Dimitrovski dhe njëherit bëri të ditur se aktualisht, Ministria e vetëqeverisjes lokale është duke
punuar në programimin e periudhës së re programore IPA3, 2021-2027, duke u bërë thirrje autoriteteve nga Universiteti i Manastirit që të përgatisin një projekt të ri për thirrjen e ardhshme publike.


Rektori i Universitetit Sasho Korunovski njoftoi se duke filluar nga nesër, do të vendosen përmbajtje të reja në hapësirën e re të FIKT, përmes një projekti tjetër për qendrat fillestar, duke theksuar se:


-Është mirë që ekspertët tanë gjithë kohës mendojnë dhe përmes këtyre fondeve nga BE arrijnë të tërheqin vëmendje dhe mjete. Kështu, duke filluar që nga dita e nesërme të inkurajojmë karierat
e studentëve të ri dhe të mundësojmë idetë e tyre të bëhen realitet. Ndërsa ne jemi këtu si Universitet të ndihmojmë dhe të fillojnë pa pagesë të zhvillojnë idetë e tyre.