Në organizim të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale sot në Shtip u mbajt Konferenca e parë rajonale nga tre të planifikuarat në temë "Partneriteti për decentralizimin të përshpejtuar, zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm", në të cilën morën pjesë kryetarët e komunave nga regjioni Lindorë, i Vardarit dhe ai Juglindorë.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale, Dejan Pavlevski, theksoi se tashmë mendohet që ndryshimet më të mëdha lidhur me decentralizimin do të shkojnë në tre drejtime: mënyrën e financimit, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.

- Hulumtimet tona shkojnë në tre drejtime. A është e mirë metoda aktuale e financimit të komunave apo ka nevojë të mendohet për decentralizim funksional, gjegjësisht financim të funksioneve, e jo të institucioneve që ekzistojnë në pushtetin lokal. Puna e dytë është shërbimet komunale, a mund të ketë përmirësim dhe pjesëmarrje qytetare. Pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në menaxhimin e komunave, tha Pavlevski.

Kryetarët presin që procesi të shkojë përpara, janë të sigurt se vetëm do të mund të menaxhojnë më mirë resurset e komunave dhe në mënyrë më efikase do të zgjidhin problemet e qytetarëve. Çështje kyçe sipas tyre, është stabiliteti financiar për çka kërkojnë përqindje më të lartë të TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale, a gjithashtu bisedohet edhe për decentralizimin e institucioneve kulturore, me atë që teatrot mbesin nën ingerencat e pushtetit qendrorë.

Konferenca mbahet në kuadër të projektit "Përmirësimi i menaxhimit komunal", i financuar nga Bashkimi Evropian i implementuar nga UNDP-ja.