Printo

Ministria e Vetëqeverisjes lokale ju ju fton të merrni pjesë në Forumin e Parë Kombëtar Konsultativ për përgatitjen e programit për bashkëpunim transnacional "Ballkani - Mesdheu 2014-2020".

Programi synon të vazhdojë bashkëpunimin e ndërtimit të iniciuar në kuadër të programit "Evropa Lindore 2007-2013", i cili program ka krijuar parakushtet shtesë për partneritet afatgjatë mes disa institucioneve dhe organizatave nga Greqia, Bullgaria, Qiproja, Maqedonia dhe Shqipëria (vende anëtare të Programit Ballkani-Mesdheu 2014-2020).

Ngjarja do të mbahet më 12 qershor 2014 në Hotel Continental (Salla-Klubi Fontana) në Shkup 13,00-15,30, në të cilën pjesëmarrës mund të jenë të gjitha palët - përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale, njësitë territoriale të administratës qendrore, organizata joqeveritare dhe partnerë të tjerë socio-ekonomikë, përfitues të mundshëm.

Objektivi kryesor i forumit është që të paraqesë tiparet më të rëndësishme të programit të ri, për të përcaktuar fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe për të diskutuar përqendrimin tematik të programit.

Ngjarja do të udhëhiqet nga Helena Papazacharopoulou (udhëheqëse e ekipit) dhe Jasmina Jankoviç Taseva, anëtarë të ekipit të konsultimit të cilët ndihmojnë në përgatitjen e programit.

 

 

Agjenda e forumit