Me mjete nga buxheti i Ministrisë për vetëqeverisje lokale deri në fund të vitit do të realizohen 74 projekte të reja për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu në mbledhjen e  sotme të Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal, në të cilën u vërtetua propozim-vendimi për financimin e projekteve për zhvillim rajonal të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.

Në funksion të zhvillimit të balancuar të vendit do të financohen 35 projekte për zhvillimin e fshatrave, në shumë prej 41.250.000 denarë në të gjitha 8 rajonet planore. Në rajonin më pak të zhvilluar, rajonin verilindorë, do të financohen 4 projekte, në atë juglindorë 6, në rajonin lindorë 5, në rajonin e  Pelagonisë 3, në atë të  Pollogut 3, në rajonin jugperëndimorë 4, në rajonin e Vardarit 7 dhe në rajonin verilindor 3 projekte.

Për realizimin e 39 projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, janë siguruar 82.5 milion denarë.

Në programin buxhetorë për zhvillim të barabartë rajonal në vitin 2019 janë ndarë dyfish  më tepër mjete për projekte në krahasim me vitin 2017, me tendencë që rritja e shumave  për këtë qëllim të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Me mjete financiare nga programi buxhetorë për zhvillim të barabartë rajonal tash më janë realizuar 43 projekte për zhvillimin e tetë rajoneve planore, në shumë prej 290 milionë denarë ose 4.7 milionë euro. Prej tyre, 5 projekte janë për përgatitjen e dokumentacionit teknik, ndërsa 38 janë projekte infrastrukturore.