Printo

 

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, morri pjesë në Konferencën rajonale “Partneritet për decentralizim të përshpejtuar, zhvillim gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm” që u mbajt në Shkup. Në këtë Konferencë morën pjesë kryetarë të komunave nga rajoni planorë i Shkupit dhe rajoni Verilindorë ndërsa të pranishmit i përshëndeti edhe Frejk Janmat, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup dhe kryetari i BNJVL-së njëherit edhe kryetar i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ministri Fazliu përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se qëllimi është që së bashku, përfaqësuesit e ministrive kompetente dhe autoriteteve lokale të shkëmbejnë përvojat  dhe informacionet e tyre dhe të ofrojmë zgjidhje për funksionimin e mirë të komunave. Ministria e vetëqeverisjes lokale, me mbështetjen e OSBE-së, filloi me vlerësimin e zbatimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Është koha e fundit që pas 17 vitesh nga miratimi të këtij ligji shumë të rëndësishëm sistemorë, të bëjmë analizë esenciale se si implementohet, ku ka probleme dhe si janë  rezultatet – a ka dispozita joadekuate, resurse të pamjaftueshme, financiare ose njerëzore, organizim jo adekuat apo diçka tjetër, tha ministri Fazliu.

- Gjatë gjysmës së parë të vitit, Ministria e vetëqeverisjes lokale, me mbështetje të Bankës Botërore, ka analizuar financimin e funksioneve komunale përmes bllok dotacioneve  nga pushteti qendrorë. Vlerësim i përgjithshëm është se nevojiten ndryshime në sistemin e financimit. Ndërlidhja aktuale e mjeteve me institucionet ekzistuese i vendos në pozicion të palakueshëm komunat e vogla dhe ato rurale. Kur filloi decentralizimi, ata në territorin e tyre nuk kishin institucione, si kopshte, shkolla ​​të mesme apo qendrat kulturore. Praktikisht, nuk kishte infrastrukturë sociale që mund të transferohej, dhe kështu munguan mjete nga buxheti qendror. Kjo i bën të varur nga pushteti qendrorë dhe e vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e tyre, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Fazliz nënvizoi se një qeveri e hapur gjithmonë ka nevojë për ide dhe entuziazëm nga ana e sektorit qytetarë,  i cili, vendimeve të sjellura ligjore do tu japë legjitimitet - mbështetje të gjerë dhe zbatim të suksesshëm të tyre.

Poashtu, ministri Fazliu vlerësoi si të rëndësishëm revitalizimi i  bashkësive lokale, si mekanizëm konsultativ. Bashkësia lokale ka funksionuar, ka traditë në këtë fushë dhe është e njohur për qytetarët. Le të lidhim njohuritë zvicerane përmes forumeve në bashkësi me bashkësitë tona lokale dhe urbane dhe t'i vendosim ato në funksion. Të gjitha sugjerimet dhe mendimet në këtë plan janë të mirëseardhura. Kjo është mënyra që mund t'i hapim komunat dhe ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione.