Kryetarët e Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, sot kryesuan me mbledhjen e Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, e cila u mbajt si pjesë e aktiviteteve të përbashkëta ndërqeveritare dhe agjendës së vizitës zyrtare të kryeministrit Cipras dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë.

Në takimi morën pjesë ministra të dy qeverive të cilët referuan për diskutimet dhe marrëveshjet e arritura në takimet e tyre të ndërsjella dypalëshe të mbajtura pak para mbledhjes së Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve.

Në hapjen e seancës, në deklaratën e tij hyrëse të kryeministrit Zaev, si shprehu bindjen se sesioni i parë i Këshillit të Lartë për bashkëpunim do të inicioj më shumë projekte me interes të përbashkët, dhe se në të ardhmen takimet e tilla do të bëhen më të shpeshta.

"Kemi diçka për t'i dhënë njëri-tjetrit në atë bashkëpunim. Kemi shumë për të bërë, dhe jam i bindur se kjo është me interes të madh dhe përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve. Kur me Aleksisin e filluam udhëtimin e vështirë për të mbyllur mosmarrëveshjen e gjatë që kishim, nuk ishim të sigurt se do të arrijmë këtë moment historik. Mund të them lirshëm se një vit më parë, pak njerëz në mbarë botën menduan se mund të arrinim deri këtu. Por unë e di se ne gjithmonë kemi pasur ambicie dhe vullnet politik për të shkuar edhe më tej në ndërtimin e marrëdhënieve tona dhe për të krijuar mundësi të reja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim më të fortë ", tha kryeministri RMV në deklaratën e tij hyrëse në hapjen seancës së Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në fjalën e tij hyrëse, theksoi se ky takim është një ngjarje historike që konfirmon dëshirën e madhe për të përmirësuar marrëdhëniet në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Kryeministri Cipras theksoi se pas Marrëveshjes së Prespës, të dy vendet hapën faqe të re e cila do të frymëzojë dhe njëkohësisht do të përmirësohet nga të gjitha brezat e ardhshëm të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, dhe se të dy vendet hapën një kapitull të ri për iniciativa të përbashkëta në interes të rajonit dhe Evropës.

Përveç punës së sesionit të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, ministrat e dy qeverive informuan edhe në lidhje me takimet e tyre të ndërsjella, pas çka pasoi nënshkrimi i dokumenteve për bashkëpunim të përcaktuara në këto takime dhe në periudhën përgatitore për organizimin e këtij takimi historik, vizita e parë oficiale e kryeministrit dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë.

Kryeministrat Zaev dhe Cipras nënshkruan Planin akcional për intensifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, siç parashikohet në Marrëveshjen e Prespës, pas çka u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim nga fusha e mbrojtjes në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes nacionale të Greqisë, të cilën e firmosën nënkryetarja i Qeverisë së RMV dhe ministrje e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Mbrojtjes Evangelos Apostolakis.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministrja i alternative e Greqisë Anastasija Anagnastopulu nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis Sekretariatit për çështje evropiane të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Goran Sugareski si ministër i transportit dhe lidhjeve RMV dhe Kristos Spircis, ministër i infrastrukturës dhe transportit të Greqisë nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë si dhe Memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e rrugës dhe lidhjes hekurudhore Selanik - Shkup-Tabanovc.

Në mesin e dokumenteve për bashkëpunim, u nënshkrua edhe Marrëveshja në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për hapjen e vendkalimit të ri kufitar mes dy vendeve që do të lidhë viset Majden në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Promahoj në Greqi, të cilën e nënshkroi Andrej Zhernovski, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i RMV dhe Atanasia Sija Anagastopulu, ministër alternativ për punë të jashtme të Greqisë.

Takimi i parë i Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, që u mbajt si pjesë e aktiviteteve dhe agjendës së vizitës zyrtare të Kryeministrit Cipras dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë, përfundoi me femily fotografi të të dy delegacioneve.