Polonia përkrah procesin politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbështet pa rezervë integrimin e vendit tonë në familjen evropiane

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vojcieh Ticinski.

Ambasadori Ticinski theksoi se Polonia përkrah procesin politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin e vendit tonë në familjen evropiane. Polonia, theksoi ambasadori Ticinjski, lidhur me çështjen e anëtarësimit në BE , përkrah zgjërimin e familjes së madhe evropjane me vende nga Ballkani Perendimorë. Lidhur me samitin e ardhëshëm, i cili në suaza të procesit të Berlinit sivjet mbahet në Poloni, ambasadori Vojcieh Ticinski shprehu shpresën se vendet e Ballkanit Perendimorë do të jenë pjesë e BE-së dhe bashkërishtë do të promovojnë stabilitetin, prosperitetin ekonomik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Një bashkëpunim i këtillë do të ishte me rëndësi të veçantë edhe për pushtetet lokale të të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu gjatë takimit me ambasadorin Ticinjski shprehu kënaqësinë për qëndrimet miqësore të Polonisë ndaj vendit tonë si dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit sidomos ndërmjet komunave të dy vendeve , pasiqë si gjithmonë, ka shumçka të mësohet nga përvojat zhvillimore të dy vendeve dhe aspiratat për zhvillimin dhe thellimin e demokracisë lokale, procesin e decentralizimit të pushtetit ndërsa i segment shumë i rëndësishëm është njohja më për së afërmi me kulturën e njëri tjetrit dhe njohja me kapacitetet turistike të dy mendeve mike.

Në këtë takim, ambasadori Ticinjski personalisht ia dorëzoi ftesën ministrit Suhejl Fazliu për pjesmarje në Forumin e qyteteve dhe rajoneve që do të mbahet në Rzeszow të Polonisë nga data 4 deri 6 korrik në Poloni.