Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot foli në forumin e parë për konsultimin e qytetarëve për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore në plan rajonin e Shkupit. Në fillim, ministri Fazliu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave në aksidentin e djeshëm në rrugën Shkup-Tetovë ndërsa të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejt. Procesi i konsultimit është i organizuar në kuadër të projektit "Zhvillim i balancuar dhe gjithëpërfshirëse rajonal", i mbështetur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

-Me mbështetjen e Qeverisë zvicerane përmes organizimit të shumë forumeve hapet procesi gjithëpërfshirës të konsultimeve të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë në planifikimin e zhvillimit rajonal .Në planifikimin e zhvillimit duhet të përfshihen të gjitha palët, duke përfshirë edhe ata që janë më të prekurit, qytetarët dhe komuniteti i biznesit. Është e nevojshme koordinimi horizontal dhe vertikal dhe bashkëpunim i ngushtë në mes të dy nivelet të qeverisjes, qendrore dhe asaj lokal, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

Fazliu theksoi se zhvillimi i barabartë i vendit duhet të jetë imperativ në zbatimin e politikës së zhvillimit. -Shteti ynë është një shembull i dallimeve shumë të mëdha zhvillimore në mes të Shkupit dhe rajone të tjera, edhe më shumë brenda një komune, në mes të vendbanimeve urbane dhe rurale. Kjo Qeveri, përmes masave konkrete, konceptin e një shoqërie e integron në të gjitha politikat e saj. Këtë vit për zhvillim të barabartë rajonal në buxhetin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka ndarë 7 milion euro, e që është 100 për qind më shumë se në vitin 2017, me tendencë që çdo vit fondet të rriten, tha Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale vuri në dukje se fakti që Shkupi është rajoni më i zhvilluar i planifikimit në vend nuk do të thotë se ajo duhet gjithashtu të ngecë.

-Plan rajoni i Shkupit duhet të jetë i pari që do të zbaton zgjidhje inovative dhe moderne në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Të jetë pionier në inovacionet sociale, ndërsa praktikat e mira ti ndajnë edhe rajone të tjera të planifikimit.

Forume konsultative organizohen në të tetë rajonet planifikuese. Në çdo rajon planifikimi,financiarisht do të përkrahet realizimi i nga një projekti, i cili do të zgjidhet nga qytetarët në procesin e konsultimit, për të cilat sigurohen 850 mijë franga zvicerane. Projekti prioritar në rajonin më të zhvilluar të Shkupit do të financohet me 60 mijë dhe në rajonin e planifikimit më pak të zhvilluar të Verilindjes me 145 mijë franga zvicerane.