Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu në takim pune në Bruksel: Tani kur janë hequr pengesat politike dhe teknike,presim edhe bashkëngjitjen   tonë zyrtare në strategjitë makro-rajonale që gjeografikisht dhe ekonomikisht i përkasim Adriatik-Jon dhe Danubit. Ajo që mund menjëherë të bëhet është operalizimi i vendimit ministror nga takimi i majit në Katania,si aderimi i ynë zyrtar si anëtar i nëntë në marko-rajon Adriatik-Joniane. 

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot në Bruksel, foli në hapjen e takimit shpjegues në agjendë e të cilit është kapitulli 22 që ka të bëjë me politikën rajonale të Bashkimit Evropian.

Në takimin me të cilin kryesonte drejtori i drejtorisë për fqinjësi dhe zgjerimit Mark Xhorna, ministri Suhejl e nënvizoi dobinë nga mundësia që nëpunësit civilë që punojnë në zbatimin e politikës rajonale,drejtpërdrejt të shkëmbejnë informacione dhe njohuri për zbatimin më efikas të rregullave të Bashkimit Evropian.

- Është shumë e rëndësishme për ne,sepse me hapin politik që bëri vendi ynë zyrtarisht u rrumbullakuan ndryshimet kushtetuese në Kuvend para dy javëve, si dhe me konfirmimin zyrtar të hyrjes në NATO që e presim nesër këtu në Bruksel,bëhet e sigurt, që agjenda jonë euroatlantike bëhet shumë më dinamike, por edhe shumë më e rëndësishme,tha ministri Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale foli edhe për zbatimin e politikës rajonale të Bashkimit Evropian përmes Instrumentit IPA për bashkëpunim territorial, për të cilën është përgjegjës Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si dhe për krijimin e kushteve për hapjen e perspektivave të reja për bashkëpunim.

- Tani kur pengesat politike dhe teknike janë hequr,presim lidhjen tonë zyrtare në strategjitë makro-rajonale që gjeografikisht dhe ekonomikisht i përkasim Adriatik-Jon dhe Danubit. Ajo që tani mund të bëhet është që të operalizohet vendimi ministror nga takimi i majit në Katania, për aderimin tonë zyrtare si anëtare e nëntë të marko-rajonit Adriatik-Joniane, tha Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokal foli për politikën kombëtare për zhvillim të barabartë rajonal në aspekt të kornizës ligjore dhe institucional dhe burimet e financimit.

- Përfitoj nga ky rast për të vënë në dukje se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale pritet që politika e zhvillimit të barabartë rajonal të fitoj qasje edhe në instrumentet financiare IPA në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të sigurojë mbështetje më të gjerë për zhvillim të barabartë në gjithë shtetin.

Ministri Fazliu pati një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Departamentit D3 të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, z. David Cullen.

Në takimin ministri Fazliu e theksoi mbështetjen e Komisionit Europian e cila u realizua nëpërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale me financimin e Programeve për bashkëpunim ndërkufitar dhe bashkëpunimit transnacional , si dhe projekteve të tjera për forcimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Z.Kulen theksoi se drejtoria me kujdes po e ndjek implementimin e programeve pët bashkëpunim teritorial. Ishte konstatim i përbashkët se është e nevojshme të punohet për forcimin e kapaciteteve dhe menjanimin e dobësive të ndeshura në implementimin e procedurave financiare , për të cilat do të bisedohet në takimin tjetër në Shkup.

Ministri Fazliu gjithashtu i diskutoi proceset aktuale me Shefen e Misionit në Bruksel, Ambasadoren Agnesa Rusi.