Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, në Sofjje mori pjesë në takimin punues të e Asociacionit të autoriteteve lokale dhe rajonale të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës (16 + 1).

Në takim u shkëmbyen informacione dhe përvoja për bashkëpunim në nivel lokal, si dhe plani i punës së aktiviteteve për vitin e ardhshëm me aspekte kyçe në të cilat do të fokusohet bashkëpunimi.

Ministri Fazliu pati takime bilaterale me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të cilët  biseduan në lidhje me fillimin e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal përmes realizimit të projekteve konkrete në mes rajoneve të veçanta planore rajone në Republikën e Maqedonisë në fusha që janë në proces të konsultimeve dhe diskutimeve, ku palët do të konstatojnë nevoja dhe  interes të përbashkët.

Asociacioni i autoriteteve rajonale dhe lokale të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në suaza të Iniciativës 16 + 1, u formua në vitin 2014, në takimin e parë në Pragë, Republika Çeke dhe në të njejtin marrin pjesë përfaqësues nga 15 rajone të Kinës dhe 29 rajone të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Bashkëpunimi në kuadër të Iniciativës 16 + 1 është fokusuar në fushat e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.