Printo

Në kuadër të manifestimit "Ditët e orizit të Koçanit, 2018",ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu mori pjesë në hapjen e Info Qendrës Turistike "Ponikva" -Ponikva në Malet e Osogovës. Projekti është realizua nga Qendra për zhvillimin e rajonit planor Lindor me mbështetje financiare nga Qeveria e Zvicrës.

Ministri e theksoi rëndësinë e këtij projekti për të nxitur zhvillimin e turizmit në rajonin planor Lindor dhe u falënderua për mbështetjen e Qeverisë zvicerane që me disa projekte të rëndësishme ka ndihmuar në zhvillimin dhe zbatimin e politikës së zhvillimit të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë.

- Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Qeverinë zvicerane për mbështetjen që ia jep Republikës së Maqedonisë, që është e pranishme në fusha të ndryshme. Falënderime të veçanta për mbështetjen në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për Ministrinë për vetëqeverisje lokale dhe rajoneve planore. Shpresoj në bashkëpunimin e suksesshëm në projektin e ri, që e realizojmë së bashku - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Zyra e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, që arrin në 5.4 milion franga zvicerane, me mbështetje financiare nga Qeveria zvicerane dhe bashkëfinancim i rëndësishëm kombëtar nga buxheti i shtetit. Zhvillimi është prioritet i Qeverisë, një prioritet për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye, duhet të gjithë së bashku të koordinuar dhe në bashkëpunim ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale të vazhdojmë ti zbatojmë prioritetet që janë të rëndësishme për qytetarët, tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu theksoi se në rajonin Lindor janë realizuar 10 projekte të reja në infrastrukturë apo dokumentacionin teknik për zhvillimin rajonal, për fshatrat dhe zonat me nevoja specifike zhvillimore me mjete në shumë prej 35.5 milionë denarë nga buxheti i shtetit përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.