Me mbështetjen e Qeverisë zvicerane, sot në Tetovë ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, së bashku me ministrin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor Sadullah Duraku, ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë,Sibil Suter Tehada dhe kryetarët e rajonit planifikues të Pollogut e paralajmëruan zgjidhjen e problemit afatgjatgjatë lidhur me grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave të ngurta në këtë rajon planore.

Nga Qeveria zvicerane janë siguruar 7.9 milionë franga zvicerane, që do të realizohen në dy faza. Dy vitet e para do të menaxhojnë punën e rregulloreve të reja për menaxhimin e mbeturinave në komunat e rajonit të Pollogut, në përputhje me standardet evropiane si dhe përmirësimin e organizimit të sistemeve rajonale dhe lokale për hedhjen e mbeturinave. Në fazën e dytë,në katër vitet e ardhshme është planifikuar zbatimi i masave rajonale investuese dhe mbështetja e nevojshme -rajonale për deponime dhe infrastrukture të tjeter si dhe pajisjen e ndërmarrjeve publike.

-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale tash me ka filluar me aktivitetet për të zgjidhur këtë çështje duke siguruar 400.000 euro për rindërtimin e rrugës deri në deponinë rajonale Rusino. Fillojmë me zgjidhjen e këtij problemi, sipas standardeve evropiane, me mbështetje nga Qeveria zvicerane,tha ministri Fazliu. Gjithashtu ai vuri në dukje se qytetarët nga rajoni i Pollogut që me vite përballen me katastrofë ekologjike do të marrin shërbime që do të jenë të standardizuara dhe do të sigurojnë mjedis të pastër pa kërcënuar për shëndetin e njeriut.