Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, si anëtar i delegacionit qeveritar mori pjesë në kremtimin e Ditës së Republikës -2 gusht në Krushevë.

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, në përbërjen e të cilit ishin edhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, ministri i shëndetësisë Venko Filipce ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, vendosën kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në Qendrën memoriale “Makedonium” dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin “Sliva”.

Në kuadër të kremtimi, delegacioni mori pjesë në ceremoninë fetare në Kishën e Shën Nikollës në Krushevë ndërsa në shenjë mirënjohjeje për veprën e madhe të pjesëmarrësve në Kryengritjen e Ilindenit u vendos kurorë në monumentin në “Meçkin Kamen”.

03.08.2018 4