Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, sot morri pjesë në inaugurimin e punëve ndërtimore në vendkalimin e ri kufitarë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës tek pika Bellanoc- Stanqiq.

Projekti strategjik i vendakalimit kufitar Bellanoce – Stanqiq për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë dhe ndërtimit të objektit të përbashkët të shërbimeve kufitare në zonën e Komunës së Likovës është prioritet në kuader të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës drejtuar nga Ministria e vetëqeversjes lokale nga Republika e Maqedonise dhe Ministria për administratë publike nga Republika e Kosovës.

Shuma totale e projektit strategjik është 1.2 Milione Euro, donacion nga Bashkimi Evropjan.

Ministria e vetëqeverisjes lokale e Republikës së Maqedonisë siguron shumën e nevojshme për kofinancimin të këtij projekti në vlerë prej 104 mijë euro.

Në këtë ngjarje morën pjesë dy nënkryetarët e Qeverive të Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Kosoves përgjegjës për çështjet evropiane, ambasadorët e Bashkimit Evropian e te dy vendeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë dhe ministrat e Punëve të Brendshëm e të dyja vendeve.

Ndërtimi i plotë i objektit të përbashkët, si dhe shërbimet kufitare planifikohet të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit 2018-të.